Mourinho e kërkoi Guardiolën si asistent

Ai theksoi se Mourinho ishte kandidat për pasardhës të Frank Rijkaardit, aventura e të cilit në drejtim të Barcelonës përfundoi në fund të sezonit 2007-08. “Ne zhvilluam një takim me Mourinhon dhe përfaqësuesit e tij në Lisbonë, por kurrë nuk deshëm të fillojmë negociatat serioze me të”, tha Ingla për AS.
“Jorge Mendes (menaxheri i Mourinhos) kërkonte me ngulm të na takonte. Mourinho ka treguar një prezantim në PowerPoint, ku shpalosi filozofinë e tij të futbollit, përforcimin e sistemit tonë klasik 4-3-3 e madje edhe emrat e atyre që kërkonte në stafin e tij teknik. Ai na dha emrat e Guardiolas, Luis Enriques, Sergi Barjuan dhe Albert Chapi Ferrer si zgjedhje të mundshme për asistentë të tij”, shtoi Ingla.
Sipas tij, Guardiola ishte emëruar trajner për shkak se preferohej nga asokohe drejtori i futbollit, Txiki Begiristain. “Pep ishte zgjedhja e parë e Txikit dhe për shkak se Mourinho më kishte thënë se nuk do të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj medieve, ne nuk ishim plotësisht të bindur nga Mourinho në atë kohë”, përfundoi Ingla.