E Diel, 1 Nëntor 2026

Andi & Rebeka, thashethemet shkaktojne zenka ne cift

Sfidat e hapura vazhdojne te mbizoterojne ne "Akademine e Yjeve", madje diten e enjte ka qene pikerisht ky argument, kryefjala e gjithe debateve ne shtepi. Nderkohe qe dhe jeta dashurore nuk mund te mos ndikoje ne jeten e konkurrenteve qe cdo dite e me teper e ndajne kohen e tyre mes puthjeve, zenkave, por dhe pajtimeve...
Andri debaton me Rebeken
Edhe pse mbremjet i kalojne te shtrire ne nje krevat dhe te perqafuar, duket se ditet sjellin dhe momente tensioni e debati mes tyre. Nje diskutimi i lindur ne palester ka trazuar te merkuren paradite lidhjen e Rebekes me Andrit. Duket se balerini nga Lezha nuk e ka pertypur aspak faktin qe Rebeka dhe Fatjola, kane tentuar te bejne thashetheme ne lidhje me Semin dhe Albin. Andri ka kritikuar Rebeken, per perpjekjen e saj per t'u ngaterruar ne marredhenien e Albit dhe Fatjoles. Ne momentin qe ky i fundit ka dashur te sqarohet me Rebeken, ne lidhje me diskutimin qe ka nisur ne palester, kjo e fundit i ka thene qe nuk deshiron te sqarohet ne ate moment me te, sepse eshte duke ngrene dhe se kete bisede nuk deshiron ta beje ne kolektiv. Andri i nxehur i ka kujtuar vajzes nga Korca, se ai eshte Andri dhe jo dikush tjeter, nderkohe qe Rebeka i eshte pergjigjur shume thate "Edhe...?". Kjo ka shkaktuar tek Andri nje nervozizem te skajshem dhe ai eshte larguar pa dashur te sqarohet me Rebeken dhe pse kjo e fundit e ka ndjekur nga pas per te folur me te. Por si ne cdo histori dashurie, zenkat nuk mund te zgjasin shume... Oret e mbremjes serish i kane gjetur te perqafuar ne shtrat mes perkedheljesh dhe ledhatimeve...
Provimi i kantos
Si cdo te enjte ne Akademine e Yjeve eshte zhvilluar provimi i perjavshem. Ne oren 17.00 te gjithe pedagoget, por dhe producentja Zana Cela, kane kaluar ne "site" te gjithe konkurrentet e kantos, per te vleresuar ne fund procesin e mesimit te kengeve, interpretimin e tyre, si dhe veshtiresite dhe problemet qe kane secili nga ata. Ne ndryshim nga te gjitha javet e meparshme, ky provim ka lene te kenaqur te dyja palet, si pedagoget ashtu dhe nxenesit. Sipas profesoreve, niveli i pergatitjes se konkurrenteve eshte i kenaqshem, nderkohe qe dhe nxenesit nuk kane patur shume per te diskutuar me pas ne lidhje me vleresimet qe pedagoget kane dhene. Kjo duket se ka ngacmuar sedren e te gjitheve dhe tashme gara ka marr ritme te forta, nderkohe qe dhe spektakli, i cili kete jave do te jete diten e diel ne oren 20:15 ne TV Klan, do te kete nivel te larte artistik. Tashme eshte e veshtire te percaktohet edhe se kush jane emrat qe do te qendrojne ne krye te top listes kete jave.

Muzikali "Fame" thyen miqesine mes Albit e Anxhelos

Nje nder risite me te medha te kesaj jave, do te jete dhe performanca e muzikalit "Fame", qe do te perfshije te gjithe balerinet dhe kengetaret, me koreografi te profesorit spanjoll Raul Herras Calderon. Nje shkolle arti, te rinj te talentuar qe kerkojne famen, por qe nderkohe gjejne dhe dashurine, subjekti i kesaj pjese eshte vertet nje portret artistik i jetes brenda mureve te Akademise se Yjeve. Por vec risise dhe gjallerise qe ky muzikal ka sjelle ne shkolle, ka nxitur edhe debate te zjarrta, mes Anxhelos dhe Albit. Ka qene pikerisht konkurrenca e forte qe eshte ndiere ndermjet ketyre dy nxenesve qe gjithmone e me teper po e shikojne veten perballe njeri-tjetrit neper sfida, qe diten e enjte pasdite ka shkaktuar nje diskutim te ashper. Arsyeja e grindjes mes tyre ishte pikerisht fakti se ne ndarjen e roleve ne muzikalin "Fame" nje prej roleve kryesore ai i Anxhelos, nje djali ambicioz dhe rroker, do ta realizoje Albi. Ky fakt e ka xhelozuar shume Anxhelon, i cili mendon se ky vendim ishte i pa drejte pasi ky rol duhet t'i perkiste atij. Duket se perballja e dy djemve ne sfidat e spektaklit, po reflekton edhe ne jetesen e tyre te perditshme ne shtepi, duke vene madje ne pikepyetje edhe miqesine mes tyre.
Te dielen ne Klan
Spektakli kete jave do te jete diten e diel ne oren 20:15 ne TV Klan. Ai pritet te kete nivel te larte artistik. Tashme eshte e veshtire te percaktohet edhe se kush jane emrat qe do te qendrojne ne krye te top listes kete jave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›