Musta: Skenderbei nuk do ta kete te lehte me Kamzen
Trajneri i Kamzes, Perlat Musta theksoi se edhe ekipi i tij eshte duke i bere llogarite me nje fitore, per t'u ngjitur ne Kategorine Superiore. Sipas Mustes, Kamza zhvilloi nje gare te forte ne Kategorine e Pare dhe e meritoi pozicionin ne kater vendet e para. Sipas Mustes, ne perberje skuadra e tij ka lojtare teper cilesore dhe te denje per te konkurruar ne nje kategori me lart. - "Mendoj se Kamza e meriton nje vend mes me te mirave te Kategorise Superiore," - theksoi Musta. - "Ne kemi nje ekip te denje per te konkuruar edhe ne Superiore, ndaj Skenderbeu nuk do ta kete te lehte," - shprehet ish-portieri legjendar i Partizanit, i cili drejton ekipin e Kategorise se Pare, Kamzen.