E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje i vdekur nje i plagosur pas sherrit per gervishtjen e makines

Nje person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur pas nje sherri qe ka degjeneruar mes dy personave. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 1900 ne fshatin Gjorme te Vlores kur viktima Luftar Shenja 66 vjec po kalonte rastesisht ka humbur jeten teksa Ruku Arshiaj 25 vjec ka tentuar te perplase makinen me shpejtesi ndaj Jeto Madanit 28 vjec. Ngjarja eshte konfirmuar nga te dhena te policise lokale e cila pas hetimeve paraprake ka bere me dije se Arshiaj dhe Madani kane pasur me pare nje konflikt mes tyre per gervishtjen e nje makine. Duke u nisur nga kjo ngjarje Arshiaj ka tentuar te ece me shpejtesi ne drejtim te Madanit duke shkaktuar dhe viktimen 66-vjecarin Shenja nderkohe qe i plagosur rende ka mbetur Rushan Ajazaj. Pas ngjarjes policia tha se eshte vene ne kerkim te autorit tashme te identifikuar te saj 25-vjecarit Ruku Arshiaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›