E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kozmain nuk ka kush ta ftoje

Shume i vetmuar duket kengetari Kozma Dushi ne kete foto te realizuar nga paparazzi yne vetem pak dite me pare. Prane tij nuk eshte asnje nga shoket, qe dikur e ftonin te kendonte me ta, si ne kenget e suksesshme te shume viteve me pare. Ne keto dite te nxehta vere, atehere kur te gjithe rendin drejt plazheve, duket se kengetari Kozma Dushi ka mbetur ne Tirane. Edhe pse ka treguar se eshte ende ne gjendje te kendoje, madje ka shume deshire te jete ne skene, thuhet se atij i mungojne ftesat per koncerte. Sepse tashme vendin ia kane zene kengetaret e rinj, ndaj Komit sic e therrasin miqte, i ka mbetur thjesht te kujtoje sadopak rinine permes nje stili deri diku sportiv ne veshje. Edhe pse per nje kohe te gjate vazhdoi te cilesohej si "veterani i festivaleve", kohet e fundit Kozma Dushin e kemi pare gjithmone e me pak ne skene. E po keshtu jane edhe shume kengetare te brezit te tij, te cilet tashme shfaqen vetem ne momente te caktuara, duke shenuar ne nje fare menyre edhe largimin nga skena muzikore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›