E Diel, 1 Nëntor 2026

Francesk Radi preferon pantallonat e shkurtra

Edhe pse vitet ikin, duket se Francesk Radi nuk e ka aspak nder mend te heqi dore nga stili i tij sportiv. Gjithmone ka synuar te jete i vecante ne menyren e tij, ndaj edhe kete radhe nuk ka bere perjashtim nga rregulli. Ne keto dite vere, kantautori eshte fotografuar nga paparazzi yne, ne afersi te ish-Bllokut, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, gazetarja Tefta Radi. Sic shihet edhe ne foto, Franko preferon te jete sportiv, e madje per te luftuar vapen zgjedh pantallonat e shkurtra. Nderkohe, qe Tefta, edhe pse nuk shfaqet me ne ekranin e lajmeve vazhdon te ruaje imazhin serioz, ndoshta e ndikuar nga profesioni, qe ka bere prej shume vitesh. Edhe pse vitet e fundit ka qene aktiv ne koncerte dhe aktivitete te tjera muzikore, duket se kete vere Francesk Radi eshte shkeputur prej tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›