Andizhani nën kontroll të fortë
18/05/2005 Uzbekistan
Ushtria në Uzbekistan vazhdon të mbajë nën kontroll të fortë qytetin lindor të Andizhanit, ku qindra demonstrues njoftohet se u vranë nga trupat, të premten. Automjete të blinduara janë nëpër rrugë dhe ushtarët po kryejnë kontrolle në postblloqe të ngritura. Refugjatë nga Andizhani, që kanë mundur të kalojnë në Kirgistan, kanë folur për përvojat e tyre. Protestat e hapura në Uzbekistan janë të rralla, por kohët e fundit ka patur disa demonstrata. Protestuesit thonë se ata janë të pakënaqur me korrupsionin dhe mënyrën se si drejtohet shteti. Qeveria thotë ata janë ekstremistë islamistë. Kjo është dhuna më e ashpër që ka shpërthyer që kur Uzbekistani ftoi pavarësinë në 1991 dhe me mijëra refugjatë tashmë në anën tjetër të kufirit në Kirgistan, impakti po ndjehet në gjithë rajonin.