E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurani, Newsweek tërheq artikullin

18/05/2005  Revista amerikane Newsweek, ka tërhequr një artikull të sajin, në të cilin thuhej se gardianët në burgun në Gjrin Guantanamo, në Kubë, ku mbahen persona, për të cilët pretendohet se janë anëtarë të talebanëve dhe Al Kaedës, kishin përdhosur Kuranin. Në artikull citohej një zyrtar amerikan anonim të kishte thënë se gardianët e kishin keqtrajtuar Kuranin, njëherë madje e kishin hedhur atë në WC. Artikulli është cilësuar si nxitësi i disa protestave të dhunshme në Afganistan dhe gjetkë, gjatë të cilave kanë vdekur të paktën 16 persona. Por tani Newsweek e ka tërhequr mbrapsh artikullin krejtësisht.

Në një deklaratë të redaktorit, Mark Whittaker, thuhet: “Bazuar në ato që ne kemi dijeni, po e tërheqim artikullin". Në deklaratë nuk jepet arsye për marrjen e vendimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›