Andri Rugji, një sarandiot shpërthen në sulm
Rikthehet Andri Rugji, një nga talentet më të spikatur të futbollit sarandiot të viteve të fundit. Rugji, i cili ka qenë i grumbulluar edhe me kombëtaret e moshave, ka zhvilluar një lojë fantastike kundër Vlorës, duke treguar një nivel teknik të admirueshëm, ndërkohë që në ndeshjen e kupës me Vllazninë arriti të shënonte një gol mjaft të bukur, duke elektrizuar tifozët e pranishëm në stadium.
Ndërkohë që Butrinti po bën një kampionat fantastik, duke marrë 7 pikë në 3 javë, edhe pse debutues, edhe djemtë e Sarandës po tregojnë vlerat e tyre më të mira. Butrinti luan këtë fundjavë ndeshjen me Himarën, në fushën e kësaj të fundit, ku një rezultat pozitiv do të ishte vërtet diçka shumë e bukur për sarandiotët e drejtuar nga trajneri Milto Gurma.
