E Diel, 1 Nëntor 2026

Iaquinta qëndron në Juventus

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ka mohuar spekulimet se është në prag të transferimit në Chelsea. Më herët, gjatë kësaj jave, qarkulluan njoftime se gjiganti londinez është i gatshëm të paguajë 7 milionë funta dhe ofron mesfushorin francez, Florent Malouda, për reprezentuesin italian.

Mirëpo, Iaquinta nuk dëshiron të largohet nga Juventus. “Mund të jem mirënjohës nga spekulimet rreth meje, por Juventus është ekipi i vetëm që më intereson. Ndihem mirë dhe nuk dua të largohem”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›