E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistet, dyshime për vizitën e Edi Ramës në Paris, “quiz”-i i inteligjencës dhe rokada e Elisës me Elsën

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (9)

Izolimi prej nëntë ditësh i disa deputetëve e militantëve socialistë në një grevë urie të pretenduar, ka konsumuar të gjitha mundësitë e argëtimit. Veçanërisht, pas kthimit të Edi Ramës nga Parisi, për të cilën ai nuk dha asnjë shpjegim për qëllimin dhe rezultatet e pretenduara të kësaj vizite, grevistë e urisë “e kanë lëshuar gojën” dhe si “disidentë” të vërtetë, nuk kursejnë talljen me kryetarin e tyre Edi Rama.
natyrshëm, penën e talljes së tyre, nuk kanë se si të mos e lyejnë te vizita e Edi Ramës në Paris. Dhe në këtë tallje, apo të folurit me nënkuptime, nisur edhe nga informacionet e bollshme që mbërrijnë nëpërmjet SMS-vë ne celularët e tyre, ata guxojnë e t’i tregojnë njëri-tjetrit, histori për udhëtimin e Edi Ramës në Paris, duke këmbëngulur secili, se “kjo është e vërtetë”.
Në këtë mënyrë për të shtyrë orët e izolimit, ka nga ata grevistë që këmbëngulin se Edi Rama, në Paris udhëtoi me urgjencë për të takuar një shkrimtare të njohur shqiptare.
Nga ana tjetër, të tjerët nuk e mbajnë të qeshurën, kur duke pasur në mendje “shijet” e Edi Ramës, kundërshtojnë me forcë dhe këmbëngulin se ai (Edi Rama), udhëtoi drejt Parisit, për një natë romantike me mikun e tij Anri Sala.
Të gjithë grevistët, pavarësisht “të vërtetave” të tyre, bashkoheshin dje në një pikë, kur pranonin dhe i pohonin njëri-tjetrit, se Edi Rama, vetëm takime me “ndërkombëtarët” nuk kishte realizuar në Paris.
* * *
Grevistët e urisë, në “novacionet” e tyre, për kushte sa më të mira argëtimi, në kushtet e izolimit, kanë shpallur një “quiz”. Pyetja e vetme e “quizi”-t, ishte “Sa persona ndodhen në adrën e grevës së urisë?” (sigurisht grevistë).
Deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, mësohet se askush nuk e kishte gjetur përgjigjen e saktë. Hyrje daljet e Arben Malajt e Taulant Ballës, dalja-hyrja e Klodiana Spahiut, zëvendësimi i Elisa Spiropalit me Elsa Lilën, hyrja dalja e Demos, apo greva “parte time” e korçar-pedagogut Sitki Mullai, largimi nga greva e 14-15 grevistëve “të sëmurë”, e komplikonte edhe më shumë, përgjigjen e mundshme të saktë të “quiz”-it. Punën e ngatërroi më shumë, Elsa Lila, e cila këmbënguli para hyrjes së saj, se ajo ishte e 203-ta greviste urie.
Pas kësaj u mendua të fillonte një “fushatë” e numërimit të grevistëve të urisë. Me fillimin e kësaj “fushate”, mësohet se shtatë herë filloi numërimi dhe asnjëherë nuk përfundoi. Shkaqet e mosnumërimit të saktë të grevistëve të urisë, ishin banale... Një herë, do të ishte Erion Veliaj, i cili që kur ka filluar të dëgjojë zëra natë, fletë me vete, saktësisht ulëret. Kaq duhej, dje, në orarin e krizave të Erionit, që “komisioni” i numërimit të ngatërronte numërimin. Një herë tjetër, ishte Demoja, që për probleme me prostatën, u detyrua të largohej drejt ëC-së, në momentin numërimit, duke e “sabotuar” këtë proces. Herën tjetër, ishte momenti i daljes së Elisa Spiropalit, për të cilën, “numëruesit”, nuk mbanin mend në se e kishin llogaritur apo jo atë...
E kështu me radhë deri në numërimin e shtatë.
Pasi “komisioni” i numërimit, deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, nuk kishte arritur ndonjë rezultat konkret, kërkoi pezullimin e procesit, në justifikimin se ishin të lodhur.
Pritet që sot, të vazhdojë sërish, tentativa për hartimin e një regjistri të saktë të grevistëve të urisë.
* * *
Rokada e Elisa Spiropalit me Elsa Lilën, ka qenë kulmi i grevës së pretenduar të urisë.
Ndërsa ditën e fillimit të grevës së urisë, pjesëmarrësit e saj, nuk patën mundësi të shijonin admirimin e këtij veprimi të tyre, Elsia Spiropali, si një prej tyre, e shijoi dje në momentin e daljes.
Zëra nga brenda grevës, bënë të ditur, se mjekët i kishin rekomanduar që mbrëmjen e së shtunës, Elisa Spiropalit, që të braktiste grevën. Por ajo, “e vendosur”, kishte kërkuar vetëm disa orë kohë. Dhe sikurse u mësua më vonë, Elisa Spiropali e bëri këtë zgjedhje, me qëllimin e vetëm që të rakordonte daljen e saj me momentin e protestës së paralajmëruar për dje, që kishte ndryshuar orar.
Dhe suksesi i saj ishte i pa parë në momentin e daljes. Brohorimat e turmave protestuese, ia vlejtën në llogarinë që kishte bërë Elisa Spiropali, për zgjedhjen e momentit të daljes...
Përpos kësaj, po aq sukses kishte edhe hyrja e Elsa Lilës në grevë urie. Ilariteti i turmave, ishte vetëm parathënie e këtij suksesi, i cili kulmin e pati me jargavitjet e Preç Zogajt, me shikimin dhe fërkimet perverse të Namik Dokles dhe së fundi me puthjen në ballë që Edi Rama i dhuroi Elsa Lilës...
Këtu turma shpërtheu, ndërsa Elsa Lila, duke mos përballuar këtë gjendje, u lëshua me vrap në drejtim të çadrës së grevës së urisë, për tu ulur në krah të Fatmir Xhafajt.

Grimca (jo vetëm) humoristike

“Dora e ngrohtë” e Artan Gaçit mbi shpatullat e Shegushe Ligorit

Një skenë mbresëlënëse ka bërë xhiron dje nëpër gjithë televizionet, kur “dora e ngrohtë” e Artan Gaçit, fërkonte shpatullat e Shegushe Ligorit, në momentin kur ajo fliste direkt, nga protesta e orës 10. Sikurse u pyetën më pas grevistët e protestuesit, asnjë nuk mbante mend, se çfarë kishte llomotitur Shegushja, sepse edhe vetë Shegushja nuk mbante mend çkishte thënë... Por se të gjithë mbanin mend skenën e “dorës së ngrohtë” të Artan Gaçit mbi shpatullat delikate të Shegushe Ligorit.

Elsa Lilës i vjedhin vathët në çadrën e grevës së urisë

Performanca e Elsa Lilës, para hyrjes së saj dje në grevën e urisë, nuk kishte se si mos të litne përshtypje të thellë..., jo aq për shallin kuq e zi, simbol të grevës së urisë, se sa për vathët e saj, me madhësi tej normales. Prezenca e saj në çadrën e grevës së urisë, me ata vathë që binin tmerrësisht në sy, xhelozoi deputetet-gra greviste. Në emër të tyre, Shegushe Ligori dhe Olta Xhaçka i kërkoi ti hiqte vathët, se nuk bënte figurë të mirë. Mesa naivitetit të saj, Elsa Lila i hoqi ato, por sikurse u mësua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, asaj i kishin humbur vathët...

Eduart Shalësi dje i “ndryshuar”, kishte rruar mjekrën

Befasi më vete ka qenë dje shfaqja e Eduar Shalësit në ambiente e jashtme të grevës së urisë. Fillimisht “gorillat” nuk e kanë njohur Eduart Shalësin, kur me zë arrogant i kishin kërkuar të largohej prej andej. Tentativat e tij, për tu “identifikuar”, “nga njëri vesh ju hynin, e nga tjetri u dilnin”, policëve privat të Pjerin Ndreut. U desh ndërhyrja e Namik Dokles, që të sqaronte situatën se Eduart Shalësi, “është i yni”.
Pas kësja u mësuar se shkaku i mosnjohje së Eduart Shalësit, ishte rruajtja e mjekrës nga ana e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›