Aneta Rama: Edi i shpie punët deri në fund, më dhemb kur Lubonja e Zheji thonë të pavërteta
Adi KrastaAneta Rama, nëna e Edi Ramës tregon në një intervistë për “E diell” në Top Channel, me gazetarin Adi Krasta, historinë e jetës së saj pas rënies së komunizmit, akuzat dhe peripecitë e familjes së saj pas 1997. Ajo tregon pse nuk do të largohet nga Shqipëria dhe motivet e padisë penale në Prokurorinë e Përgjithshme. Zonja Rama shprehet se "Edi është shumë punëtor, është njeri shumë i vendosur, që nuk e lë punën për gjysmë, është një njeri që, nëse është i bindur se ka të drejtë e shpie atë deri në fund". Duke folur për miqtë e familjes së saj, ajo shprehet se disa prej tyre nuk i ka parë që kur Edi Rama u pozicionua politikisht. Artur Zheji e Fatos Lubonja ka kohë që nuk i shkon më në shtëpi. "Unë i kam pasur si fëmijët e mi dhe për arsyet e pozicionimit të Edit politikisht, ata nuk i shoh më prej vitesh. Megjithatë unë i ndjek në televizor dhe me shpirtin e një nëne, me kurajë i dëgjoj dhe kur thonë të pavërteta për Edin dhe kjo më dhemb", shprehet në këtë intervistë zonja Rama.Dhe vjen ’92-shi, ndryshim rrënjësor në Shqipëri. Bashkëshorti juaj ndërron jetë në ‘98. Si ka qenë për ju në këtë periudhë, të përballoni e vetme jetën bashkë me angazhimet e fëmijëve?Me thënë të drejtën, unë dua ta filloj pak më përpara. Në 1997 kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe të dhimbshme. Filloi me rrahjen e Edit, në 22 janar 1997 dhe që pasoi me rrahjen e Olsit në mars të po këtij viti. Sigurisht janë momente që nuk harrohen për një nënë, por ishin momente që tronditën të madh dhe të vogël në atë periudhë. Unë nuk do ta harroj që në atë kohë, shtëpia jonë kishte ditë të tëra njerëz. Pas kësaj, fëmijët e mi u detyruan të ikin, sepse u pa që ishte shumë e largët koha për të thënë vërtet atë që mendon, atë demokraci që kishim kërkuar. Kështu që Olsi u largua në Amerikë, ndërsa Edi zgjati qëndrimin e tij në Francë. Në korrik të po atij viti, ndahet nga jeta nëna e shtëpisë, ajo e përjetoi shumë rëndë rrahjen e fëmijëve, nuk e përballoi dot dhe 8 muaj e gjysmë pas kësaj ndahet nga jeta Kristaqi. Ishte një vdekje e papritur dhe e parakohshme, vdekje që më prishi jetën, por që më shtoi dhe një krenari, kur pashë që në varrimin e tij morën pjesë njerëz pa dallim partish. Kanë ardhur shumë miq tanët të persekutuar për të cilët Kristaq Rama i ka pasur gjithmonë dyert të hapura, që unë vazhdoj t’i kem miq akoma. Edi ishte në Francë, Olsi nuk mund të vinte sepse nuk kishte dokumente. Erdhi Edi dhe siç e dini, të nesërmen vendosi të qëndrojë të mbajë postin në Ministrinë e Kulturës. Dhe këtu fillon e gjithë kthesa, për të, për djalin e tij, për Matildën, ish gruan e tij dhe sigurisht edhe për mua si nënë.Keni qenë dakord për këtë kthesë që mori jeta e të gjithëve?Sigurisht që nuk mund të jem dakord, për një nënë kur vuan fëmija. Jo pak herë Olsi më thotë që të shkoj të jetoj atje për të qenë larg këtyre gjërave, por unë s’mundem.Ju keni qenë një familje me shumë miq. Ka nga ata që nuk janë më miq të familjes suaj?E vërteta është se miqtë tanë janë po ata që kanë qenë dhe ne vazhdojmë të komunikojmë, por ka dhe nga ata dhe këtu dua të përmend dy veta, Artur Zhejin dhe Fatos Lubonjës. Unë i kam pasur si fëmijët e mi dhe për arsyet e pozicionimit të Edit politikisht, ata nuk i shoh më prej vitesh. Megjithatë unë i ndjek në televizor dhe me shpirtin e një nëne, me kurajë i dëgjoj dhe kur thonë të pavërteta për Edin dhe kjo më dhemb.Normalisht për shkak të atmosferës që ekziston në Shqipëri, nëna duhet të jetë nënë dhe s’duhet të paragjykohet politikisht. Ju jeni e ndjeshme si nënë për fatin jetësor dhe politik të Edi Ramës, por me çfarë syri e ndiqni dhe sa realiste jeni ju, luftë e brendshme dhe e jashtme?është e vërtetë ajo që thatë ju se nëna është nënë, por unë në edukimin e fëmijëve i kam parë dhe me sytë e zemrës edhe me sytë e ballit. I kam inkurajuar dhe kritikuar për gjërat që s’më kanë pëlqyer. Edi është shumë punëtor, është njeri shumë i vendosur, që nuk e lë punën për gjysmë, është një njeri që, nëse është i bindur se ka të drejtë e shpie atë deri në fund. është një njeri që kërkon falje, që toleron që të mirëkupton?Në raport me mua ai është i pandryshueshëm, kujdeset për mua dhe për djalin jashtëzakonisht shumë. Ato që thashë janë dhe çështje të karakterit që ai i ka marrë nga familja. Ai nuk i arratiset dot ADN-së?ADN-së nuk i arratiset askush, por nuk më duket se këto janë gjëra që s’duhet t’i ketë një njeri. Sa i takon tolerancës, besoj se kjo varet sipas rastit, nuk mund të them më shumë.Këto kohët e fundit në Shqipëri është bërë shumë e lehtë të stigmatizohen njerëzit. Djalin tuaj e thërrasin Edvin Kristaq Rama duke e konsideruar këtë artikulim nën nivelin mesatar të popullsisë...Jam bashkë me ju... ...një sjellje inatçore e dy kalamajve të pallatit për një zënke fëmijësh. Kristaq Rama konsiderohet si bllokmen. Si e keni përballuar këtë situatë?Kur kam dëgjuar Edvin Kristaq Rama që përmendet vazhdimisht, nuk është gjë tjetër veçse Edi Ramën ta bëjë krenar për këtë gjë, se edhe kushdo që e ka njohur Kristaqin, do t’i thoshte “të jesh krenar për babanë që ke pasur”. Për sa i përket etiketimit si bllokmen, unë ju thashë se kemi banuar në Unazë në një apartament të vogël dhe dilnim të dy natën në radhën e qumështit. Komshinjtë e mi sa herë më takojnë më thonë “nuk e harrojmë Kristaq Ramën në ato xhiro buzë Lanës, në pritje të makinës së qumështit”. Kështu që ka punuar ditë e natë në studio, ishte artist dhe nëse thonë bllokmen sepse ka qenë deputet, ka qenë deputet si shumë të tjerë dhe deputeti në atë kohë nuk kishte asnjë privilegj. Ka qenë anëtar partie si mijëra të tjerë që kishin një ideal që jeta do të bëhej ndryshe, gjë që nuk doli ashtu. E kanë akuzuar për shumë gjëra dhe të gjitha janë shpifje dhe helm që hedhin ndaj popullit. Kristaq Rama ishte Skulptor i Popullit, tre herë i laureuar me çmimin e Republikës, kështu që më duken si për të qeshur ashtu dhe revoltohem.Si do të kishte reaguar Kristaq Rama nëse do të ishte gjallë ndaj këtyre akuzave? Kristaqi ishte natyrë shumë i qetë dhe mendoj se i përtypte gjërat shumë.Jeni ju një natyrë pasiononte për jetën, apo keni një tërheqje të lehtë nga jeta aktive?Unë në fakt përpiqem t’u gjendem shumë fëmijëve me aq sa mundem dhe shpeshherë kam vajtur në Amerikë për Olsin. U jam gjendur atyre për të mbajtur fëmijën, sepse nuk kishin ku ta çonin. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë me Gregun, djalin e Edit. Ai pati një problem goxha serioz, kishte një sëmundje shumë të rëndë, të pakurueshme, por fati i madh në sajë të mjekësisë, të përkushtimit tim, që i kam ndenjur tek koka, të gjithë neve, familjarëve, miqve që kishim dhe që gjetëm atje dhe këtu përfitoj të falënderoj publikisht Anila Imamin, që na ofroi për disa muaj shtëpinë dhe doktor Florian Koçin që unë e gjeta atje, por një njeri që sikur e hodhi Zoti në atë spitalin atje, një spital njësh në Amerikë për këto sëmundje. Ai punonte aty dhe më është gjendur 24 orë në 24. Unë si nënë dhe si gjyshe vërtet jetoj për fëmijët dhe mundohem të bëj maksimumin dhe aq sa do të më lejojë shëndeti. Në këtë veprimtari të përditshme, ju keni bërë një gjest të paprecedent që nuk ekziston në historinë e Shqipërisë, keni bërë një padi në gjykatë kundër atyre që mendoni se ju kanë ofenduar për interesa politike. A nuk mendoni se ky është një gjest në Shqipëri relativisht i pavend, funksionimi i gjykatave. është një gjest serioz apo për të tërhequr vëmendjen?është një insistim dhe një vendim i imi personal. Unë kam 20 vjet që dëgjoj sharje, fyerje, shpifje dhe akuza. Unë i kam përballuar me durim dhe dinjitet, por kur këto akuza e kalojnë cakun e politikës, dhe prekin dinjitetin e familjes, mendova se duhet vepruar. Dhe prandaj e mora këtë vendim, sepse jo vetëm si nënë, por dhe si qytetare për të gjetur të drejtën duhet t’i drejtohesh vetëm gjykatës. Ju keni një djalë në Amerikë, nuk keni menduar se mund t’i largoheni këtij ambienti, duke ikur dhe jetuar atje?Olsi ka 13 vjet në Amerikë dhe është sistemuar mirë, punon në Institutin e Studimeve për kancerin dhe është mjaft i vlerësuar dhe unë jam shumë krenare për këtë, jam krenare për të dy fëmijët. Ai më ka thënë të bëjë bashkim familjar, por unë nuk ndjehem mirë atje. Me Entelën, nusen e Olsit unë kam një raport të mrekullueshëm, por e vërteta është se unë jam rritur dhe edukuar në një mënyrë krejt tjetër. Pastaj më mungojnë dhe njerëzit. Përveç kësaj, kam dhe një djalë këtu, që më duket se jam më e nevojshme për të, për problemet dhe hallet që ka. Si unë mendoj se janë të gjitha nënat shqiptare.