E Diel, 1 Nëntor 2026

A ka formulë për zgjidhjen e krizës

Prof.Dr.LUSH PERPALI* Tashmë, kushdo e ka të qartë se është e vështirë të gjendet një formulë për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës në Shqiperi për vetë mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve.  Në këtë shkrim unë do mundohem të jap një opinion, duke konkluduar jo mbi arsyetime politike, ndonëse për një kohë të gjatë kam qenë aktiv në institucionet më të larta politike të Shqipërisë si deputet në Kuvend, anëtar qeverie apo funksione të tjera, dhe duke pasur parasysh, se bindjet e mia politike janë të njohura për opinionin dhe publikun.çfarë shtrohet për zgjidhjeDuke arsyetuar për zgjidhjen e situatës së krijuar, natyrisht nuk mund të anashkalohen pretendimet thelbësore të faktorëve kryesorë politik.Kështu, mazhoranca nënvizon se kutitë e votimit nuk mund të hapen, pasi ka një vendim gjykate si dhe ka deklaruar se është e gatshme që në një komision hetimor parlamentar të ngritur për këtë qëllim, opozitës do t’i japë shumicën.Nga ana tjetër, opozita kërkon me çdo kusht hapjen e kutive, dhe ka deklaruar se nga kjo gjë nuk kërkohet ndryshimi i rezultatit të zgjedhjeve, i cili është certifikuar juridikisht, por kërkohet nxjerrja e përgjegjësive për shkaktarët nëse vërtetohen shkelje të ligjit dhe eliminimi i këtyre dukurive për të ardhmen.Në pamje të parë, të dy qëndrimet duken shumë të largëta, por një arsyetim i kujdesshëm gjen pika të përbashkëta, natyrisht nëse ekziston vullneti për një zgjidhje racionale.Duhet pranuar se t’i japësh opozitës , shumicën në një komision, është një gjë e jashtëzakonshme, sepse mazhoranca sigurohet në Parlament pikërisht për të patur shumicën në çdo institucion që rrjedh prej tij. Por po të arsyetojmë më thelle, ky qëndrim është krejt formal sepse në fund të fundit çdo dokument që rrjedh nga puna e komisioneve etj, me të drejtë vendoset në seancë plenare, ku qeveria sigurisht ka shumicën.Ndërsa nga ana tjetër duhet pranuar se deklarimi i opozitës për të mos ndryshuar rezultatin nga hapja e kutive është thelbësore, është substanciale. A mund të gjendet një mënyrë që të studiohet problematika e  zgjedhjeve duke përfshirë edhe atë që ndodhet në kuti?Nëse të dy palët nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre, atëherë pyetja mund të shtrohet: a mund të gjendet një mënyrë që të studiohet problematika e zgjedhjeve duke përfshirë edhe atë që ndodhet në kuti, por që ky proces të mos ketë efekte juridike mbi rezultatin e zgjedhjeve , tashmë të certifikuara dhe në fakt të pranuara nga palët, pra të mos cenojë as vendimin e gjykatës që mbrohet me hezitim nga mazhoranca dhe që në fakt përbën një çështje delikate.E vetmja përgjigje pozitive është se kjo mund të realizohet përmes një sondazhi në kutitë e votimit. Formula mendoj se është e thjeshtë : objekt i sondazhit duhet të jenë jo më pak se 10 %  e  numrit të kutive për çdo zonë zgjedhore që do të merret në studim.(qoftë kjo vetëm për zonat e kontestuara, apo për gjithë territorin). Sigurisht këtu përzgjedhja se cilat kuti konkretisht do të studiohen apo hetohen, bëhet vetëm me short.Unë jam i bindur se sondazhi me short, i një të dhjetës së kutive, nxjerr të plotë gjithë problematikën e zgjedhjeve dhe nga kjo mund të realizohen:Së pari, të merren gjithë masat e nevojshme për korrigjimet, qofshin këto ligjore apo organizative dhe deri në masat që mund të marrin subjektet politike nga ana e tyre.Së dyti, nga kjo mund të realizohet edhe penalizimi i atyre personave që mund të kenë shkelur ligjin, duke prekur zgjedhjet. Natyrisht sondazhi nuk mund të ketë efekte juridike mbi rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve të 28 qershorit, sepse nuk numërohen 90 % e kutive, por në kutitë konkrete që do të hapen, do të vërehen shkelje konkrete dhe me emra konkret, të cilat mund të përdoren nga subjektet e caktuara për penalizimin e tyre, deri në ndjekje penale. Dikush me të drejtë mund të thotë; përse do të penalizohen vetëm ata, që fati i keq u bie të jenë objekt sondazhi dhe të tjerët flenë të qetë? Në fakt nuk besoj se ka vend për penalizimin e rreth 40000, komisionerëve të PD dhe PS. Gjithashtu dihet fakti që, edhe pse shumë njerëz mund të kenë shkelur ligjin, në fakt penalizohen vetëm ata që zihen në shkelje. Dhe të mos harrojmë se përzgjedhja është rastësore. Prandaj edhe këtë shqetësim, unë e konsideroj të ezauruar në këtë rrugë.Kush do të realizojë sondazhinProblemi kryesor shtrohet: Kush do të bëjë sondazhin? Natyrisht jo një komision parlamentar. Bile, unë mendoj se edhe hetimi i zgjedhjeve nga një komision parlamentar nuk është fare produktiv. Kjo jo vetëm për faktin se në Kuvendin e Shqipërie nuk është vërejtur kurrë që një komision parlamentar të ketë “qullosur” ndonjë gjë të saktë. Për më tepër, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar. është shumë e njohur shprehja se “Po deshe të varrosësh një çështje, ngri një komision hetimor parlamentar”. Por, në fakt unë mendoj se hetimi i zgjedhjeve nga një komision parlamentar, përveç të tjerash, është në konflikt interesi. Kjo është e thjeshtë për t’u kuptuar: zgjedhjet kanë “pro-dhuar”, deputetët dhe nuk mund të jenë po këta, që të hetojnë procesin nga kane dalë, nga kanë marrë fuqinë. Për më tepër ky konflikt interesi nuk është një konflikt formal, pa rendësi. Në fakt pikërisht nga këtu do të rrjedhë vendimmarrja në seance plenare, ku është krejt e sigurt se palët do të mbrojnë qëndrimet e tyre pavarësisht se çfarë mund të rezultojë realisht nga hetimi i zgjedhjeve.Mendoj se e vetmja zgjidhje, në këtë fryme është, që sondazhi të kryhet nga një komision (emri nuk ka rëndësi), i përkohshëm, jo parlamentar. Ndërsa roli i Parlamentit është i domosdoshëm në krijimin dhe përcaktimin e rregullave të funksionimit të këtij komisioni, ashtu sikurse edhe të objektit të punës së tij, gjë që mund të bëhet me ligj të veçantë, ose me një vendim të Kuvendit, për ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni, kur dihet që vendimi i Kuvendit ka forcën e ligjit dhe  është më racional për shkak të procedurave me të shpejta. Kjo është e domosdoshme, sepse asnjë organizëm nuk mund të veprojë pa patur mbështetje juridike.Së fundi, dëshiroj të theksoj:Së pari, edhe sikur subjektet politike të tërhiqen, tashme është e domosdoshme të gjendet një mënyre për tu zbërthyer “misteri” i këtyre kutive. Përndryshe do të “tremben” kalamajtë nga ëndrrat me kuti votimi.Së dyti, nuk mund të rri pa thënë se na ka marre malli që të shohim deputetët socialistë, se si flasin dhe çfarë qëndrimesh mbajnë në Kuvendin e Shqipërisë.*CDF Advisor, Prishtinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›