E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimet, Rama: Lezha, shembull për të tjerët

Kreu i PS, Edi Rama

LEZHE- Kreu i PS-se, Edi Rama vlereson si mbreselenes takimin e sotem ne Lezhe, per anetaresiet e reja ne parti.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama shkruan se nder te gjithe rrethet e vendit Lezha eshte zona ku procesi i hapjes se PS ka deri tani suksesin me te madh: Anetaresia eshte rritur me 67%!

Sipas tij, mbreselenes eshte numri i grave dhe vajzave te anetaresuara gjate ketij procesi ne qytet e komuna, qe ka arritur ne 383.

“Ne Lezhe per takim me anetaret e rinj jo vetem te moshes se re pas nje procesi te hapur regjistrimesh ne cdo njesi vendore.1114 anetaresime!”- shkruan Rama, duke e cilesuar kete qytet si shembull per t’u marre nga te gjitha rrethet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›