E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaresimi i Kroacise ne BE traktati nenshkruhet ne dhjetor

Liderët e Bashkimit Evropian janë në prag të mbylljes së  negociatave për anëtarësim me Kroacinë-e cila është gati të bëhet anëtarja më e re e bllokut. Në një draft- dokument i dalë nga samiti i BE-së sqarohet se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të mbyllen këtë muaj dhe traktati për anëtarësim do të nënshkruhet në dhjetor. Më pas parlamentet e 27 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin, një proces që pritet të zgjasë deri në qershorin e 2013-ës, atëherë kur Kroacia edhe zyrtarisht do të jetë anëtare e BE-së. Liderët po ashtu mirëpritën arrestimin e Ratko Mlladicit, duke thënë se kjo tregon se edhe Serbia ka ndërmarrë një hap të ri drejt anëtarësimit në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›