Samiti i BE ne qender kriza greke

Kërcënimi i krizës greke të borxheve për eurozonën mbizotëron samitin e Bashkimit Europian, që nisi të enjten në Bruksel. Liderët e 27 vendeve të bllokut pritet të pohojnë edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur monedhën e përbashkët europiane. Sipas analistëve, ata nuk është se mund të bëjnë shumë në këtë drejtim, derisa parlamenti grek të votojë paketën e re të kursimeve javën e ardhshme.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehu edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar me reformat, pavarësisht protestave në Athinë. Disa liderë europianë nënvizuan nevojën për një konsensus politik mes politikanëve grekë në këtë drejtim.
Mjaft analistë mendojnë se dështimi grek në përgjigje të kërkesave të BE është i pashmangshëm, herët apo vonë dhe kjo do të ulë besimin tek euro.
Në axhendën e samitit dyditor janë emigrantët e paligjshëm, ndërsa Kroacia pret nga samiti në Bruksel të konfirmojë përmbushjen e kushteve dhe të caktojë një datë për anëtarësim, që sipas gjasave do të jetë korriku i 2013-ës.