Berisha takim me të rinjtë e Forumit Rinor të partive popullore
Rrugëtimi i Shqipërisë nga diktatura në Bashkimin Europian dhe roli i rinisë në përafrimin me Brukselin, kanë qenë në fokus të takimit që kryeministri Berisha zhvilloi me përfaqësues të forumeve rinore të partive popullore europiane, në Konferencën vjetore ndërkombëtare me temë “Zgjerimi i Bashkimit Europian”.
Si pjesë e reformave që duhet të përmbushen për të arritur këtë objektiv, Berisha ka përmendur luftën ndaj krimit të organizuar dhe mafias. I pyetur nga studentët pjesëmarrës në këtë forum ndërkombëtar, për rolin që kanë të rinjtë për të sjellë një politikë të ndryshme për të bërë të mundur shembjen e pengesave që ndajnë popujt, kryeministri shqiptar ka rrëfyer mbi kontributin që kanë luajtur të rinjtë shqiptarë në shembjen e komunizmit. Forumi rinor i partive popullore europiane do të mbahet për 3 ditë në Tiranë.