Tenderët, PS akuza ME-së
Tiranë-Deputeti socialist Andis Harasani ka akuzuar sot Ministrinë e Ekonomisë, se ka vonuar tenderët për disa TEC-se në vend, për shkak të preferencave që kjo ministri ka paraqitur për kompani të caktuara. “Është pikërisht kjo ministri që vonoi TEC-in e Vlorës dhe linjën e transmetimit me Malin e zi, për shkak të preferencave gjermane, dhe ndërkohe të gjitha këto koncesione që mbijnë si kërpudhat pas shiut, asnjë nuk ka filluar të paktën të heqë dhe një lopatë dhe’”-theksoi Harasani për mediet.
Deputeti Harasani, tha më tej se kjo ministri nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji, duke përmendur këtu edhe raportin e një dite më parë nga Avokati i Prokurimeve, për vitin 2008, raport i cili ka paraqitur shumë ankesa nga pjesëmarrësit në tenderë.
“Është pikërisht kjo ministri e cila nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji i konçensioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës jo vetëm qëllimisht ka mangësi dhe paqartësi në dokumentacion e tenderëve, por dhe ka zvarritur apo anuluar procedura thjesht për mangësi të brendshme të organizimit të këtij institucioni”-tha më tej deputeti opozitar.
Në fund të deklaratës, ai ka kujtuar shembullin e hidrocentralit Thanë në Lushnje, ku ministria u komunikoi operatorëve ekonomike anulimin e procedurës kur kishin kaluar rreth 10 muaj nga data e dorëzimit të ofertave.