E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo, fushatë elektorale në Dibër

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i është drejtuar simpatizantëve dhe anëtareve të partisë së tij në Dibër, se duhet të heqin dorë përfundimisht nga lokalizmat dhe të mos bëjnë dallime politikanësh nga pikëpamja krahinore. Milo ka deklaruar se Shqipëria tashmë është një pjesë e Evropës moderne dhe se qytetarët duhet ta konsiderojnë veten e tyre të afte si evropian. Duhet të hidhni poshtë ato lokalizma dhe sedra që tashmë nuk kanë me vend në një Shqipëri evropiane. Nuk duhet të bëni dallime politikanesh nga pikëpamja krahinore, është shprehur Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›