Rama: Qeveria të pajisë qytetarët me karta identiteti, pak kohë ka mbetur

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sërish ka reaguar për aplikimin e kartave të identitetit falas për kategorinë në nevojë. Me hyrjen në NATO u mbyll një proces historik për Shqipërinë, por edhe u rrit barra e përgjegjësive e detyrimeve tona për të garantuar standardet e lirisë dhe të demokracisë, theksoi Rama. Tashmë mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, lideri i opozitës ftoi qeverinë të reflektojë pa humbur kohë lidhur me gjendjen kritike të qindra mijëra zgjedhësve e zgjedhëseve që, për shkak të varfërisë, nuk e blejnë dot kartën e identitetet dhe për këtë arsye nuk mund për asnjë mënyrë ta humbasin të drejtën e votës. Nesër do të jetë vonë, tha Rama.
Kreu i opozitës shpresoi dhe uroi që qeveria shqiptare do të jetë në lartësinë e provimit të parë të Shqipërisë në NATO, që janë zgjedhjet e 28 Qershorit dhe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë shkaktare e një dështimi historik. Rama vuri në dukje se edhe kur mbeten vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, qeveria, vazhdon të mbajë në fuqi, një taksë të mirëfilltë vote, që të varfrit nuk e përballojnë dot. Nuk ka më kohë për të humbur, u shpreh Rama. Në këto 83 ditë që mbeten nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, Rama i bëri thirrjes qeverisë të dëgjojë zërin e arsyes, duke hequr taksën e votës dhe duke dhënë falas kartën e identitetit për votim. Nuk ka më kohë për të humbur, theksoi lideri Rama. Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, lideri i PS, Rama i kujtoi qeverisë qeverisë se deri më 28 Qershor, karta e identitetit lidhet ngushtësisht me të drejtën e votës dhe kjo e drejtë nuk mund të shitet nga qeveria dhe as nuk mund të blihet nga qytetari. Nuk ka më kohë për të humbur, u shpreh Rama. Ai theksoi se standardet zgjedhore lidhen në radhën më të parë me lirinë e me ndershmërinë e zgjedhjeve. Zgjedhjet që vijnë janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Kohë për të humbur nuk ka në qoftë se nuk duam ta humbasim këtë provim, u shpreh Rama. Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, tha Rama, hija e dështimit të këtij provimi të parë, të demokracisë tonë, është përditë e më kërcënuese. Në këto 83 ditë që kanë mbetur nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO sipas tij, qindra mijëra qytetarë e qytetare kërcënohen në të drejtën e tyre themelore të zgjedhjes për shkak se nuk paguajnë dot kartën e identitetit. Rama deklaroi se nga ana e Partisë Socialiste do të bëhet gjithçka. Na takon që Shqipëria të kalojë me sukses këtë provim të madh, u shpreh Rama. Kreu i PS, Rama më tej ka shprehur hidhërimin e tij për tragjedinë që ka tronditur Italinë mike. Ai ka shprehur ndjenjën e solidaritetit vëllazëror për miqtë tanë italianë në këto orë kaq të vështira.