E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, Posta emeton pullat e reja

Anëtarësimi në NATO ka frymëzuar Postën Shqiptare të emetojë dhe të nxjerrë në qarkullim pulla postare, në kuadër të kësaj ceremonie. Sondazhet ishin tregues i qartë, se mbi 94 për qind e shqiptarëve e dëshironin NATO-n dhe për ta familjarizuar këtë eveniment, Posta Shqiptare vendosi që për muajin prill e tërë korrespondenca do të kryhet me pullat me temë "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, 3 prill 2008". Përveç brenda Shqipërisë, korrespondenca do të jetë me stemën e NATO-s edhe jashtë territorit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›