ISKSH ndryshon listën e barnave
Dje pasdite, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka marrë vendimin për zëvendësimin e barnave me rimbursim. Ilaçe këto të propozuara për t‘u futur në rimbursimin e 2008-ës, sugjeruar nga Komisioni i Hartimit të Listës me rimbursim një javë më parë.
Dje, bordi administrativ i Institutit të Kujdesit Shëndetësor, pas llogaritjeve të kostove dhe pas propozimeve të komisionit, nga 25 barna vendosi të jenë 21 të reja për 2008-ën. Nga këto 25 ilaçe do të zëvendësohen 5 prej tyre. Çka do të thotë se për 9 ilaçe të propozuara nga Komisioni i Hartimit të Listës, ISKSH-ja bie dakord vetëm për 16 prej tyre. Ashtu siç ishte parashikuar nga përfaqësuesit e ISKSH-së, barnat e nxjerra "jashtë loje" nuk mund të përballohen dhe njëkohësisht nuk prodhohen në vendin tonë. Këto kanë qenë arsyet që bindën dje bordin e kujdesit shëndetësor për të vendosur për 21 alternativat e tyre, të cilat edhe mund të përballohen, edhe nuk cenojnë pacientin. "U zëvendësuan barnat e rimbursueshme të listës 2007 me formë-doza të tjera të të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative. Këto barna u zëvendësuan, pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në vendin tonë. Ato janë zëvendësuar me formë-doza të ngjashme dhe nuk cenohet absolutisht trajtimi i pacientëve", ka deklaruar zyrtarisht ISKSH-ja. Ndërkaq, një nga barnat më të shtrenjta të propozuara pak kohë më parë, riperidone, për sëmundjet nervore nuk është miratuar. Por kombinimi i dy medikamenteve për zemrën, edhe pse me një kosto të lartë, është vendosur në listë. Mendohet që një kombinim i tillë të mund të përballohet pas kthimit mbrapsht të 9 barnave, 5 zëvendësime dhe 4 të mospërfshira. Tani pritet që propozimet të miratohen përfundimisht në Këshillin e Ministrave.
Edhe pse përfaqësuesit e kujdesit shëndetësor nuk arritën të jepnin shpresë për faturën financiare për përballimin e kombinimit të ilaçit të zemrës, dje ata kanë vendosur ta pranojnë atë. Kombinimin valsartan+amlodipin, barna për sëmundjet e zemrës me një kosto prej 25 milionë lekë të reja.
Deri tani nuk është bërë publike asnjë faturë financiare, por propozimet e fundit duket se përballohen nga buxheti, që qeveria ka akorduar për rimbursimin e ilaçeve. Për sa u takon mundësive për përballimin e ilaçeve të propozuara, mbeten ende për t‘u parë klauzolat e vendosura për të përfituar nga këto barna.