E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiara dhe Timbërleik, një duet seksi



Të bukur, seksi dhe me ritmin e muzikës R&B që rrjedh në vena. Ja ku shfaqet Kiara (emri i vërtetë është Kiara Princes Harris), që për këngën e re “Love Sex Magic” ka bashkëpunuar me këngëtarin e famshëm Xhastin Timbërleik. Kjo këngë, klipi i së cilës është xhiruar nga Dian Martel dhe paraprin daljen e albumit të tretë të interpretuesit “Fantasy Ride”, i cili është parashikuar të dalë në Europë më 4 maj. Kiara, që me albumin “Goodies” në vitin 2004 shiti më shumë se 5 milionë kopje në mbarë botën, ka shkruar gjithashtu tekstin e këngës më të fundit me Timbërleik, që më pas është bërë e mundur për tregun nga The Y. Për diskun “Fantasy Ride” kanë bashkëpunuar edhe Triki Stjuart, Danja dhe T-Pain. Debutimi i Kiarës në skenë është vlerësuar me shifra ekstreme. Pas diskut të vitit 2004 këngëtarja nxori edhe një disk tjetër, në vitin 2006, të titulluar “Ciara: The Evolution”. Falë këtij suksesi muzikor edhe bota e kinemasë u bashkua me të. Në fakt ajo u rendit mes protagonistëve të “All You've Got” në vitin 2006.

24 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›