E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia shqiptare në Greqi, dyshohet nga xhelozia

Xhelozia për martesën e parë mund të ketë shkaktuar tragjendinë e 10 gushtit në Greqi, ku një 45 vjecare shqiptare mbyti në vaskën e shtëpisë dy fëmijët e saj. Kështu thotë bashkëshorti i saj, Artur Dervishi, tashmë i kthyer në Shqipëri. 

KORCE- Mesdita e 10 gushtit tronditi mbarë opinionin shqiptar dhe atë grek pasi 45 vjecarja shqiptare mbyti 2 fëmijët e saj 11 dhe 8 vjec e më pas u hodh në rrotat e një makine. I ati i dy fëmijëve Artur Dervishi është kthyer në fshatin Cangonj të Korcës por drama për të nuk ka fund. Prej 10 vitesh ai nuk ka parë vajzën e tij , tashmë 16 vjec , e lindur nga martesa e parë dhe tani kërkon të shohë të vetmen gjë që i ka mbetur. Por familjarët e gruas së tij të parë i kanë ndaluar të shikojë vajzën. 41 vjecari i rënduar nga tragjedia e aktit monstruoz të bashkëshortes, tregon se shkak i këtij veprimi mund të ketë qenë xhelozia për martesën e mëparshme. Ndërkohë që Artur Dervishi ka kërkuar tashmë divorcin dhe gruaja e tij fatbardha ndodhet në arrest në shtetin grek, janë familjarët e arturit që i bëjnë apel ish gruas së tij që ti lejojë të shikojë vajzën e tij pas 10 vjetësh.
(e.n/News24/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›