350 nxënësit e Bushtricës nuk kanë nisur ende shkollën
Nuk e kanë nisur ende ditën e parë të shkollës 350 nxënës të shkollës 9-vjecare në komunën Bushtricë. MASH jep urdhër të hapet shkolla, Drejtoria arsimore nuk zbaton urdhërin me pretendimin se nuk ka trupë pedagogjike.
KUKES- Një mosmarrëveshje ende e paqartë mes drejtorisë arsimorë të rrethit të Kukësit dhe komunës së Bushtricës në këtë rreth është bërë precedent i lënies pa ditën e parë të shkollës për 350 nxënës të 9 vjecares. E hëna vijuese shënon javën e tretë që nxënësit janë pa mësim që nga fillimi i shkollës, ndërsa Drejtoria Arsimore pretendon se nuk ka trup pedagogjike për shkollën e Bushtricës. Komuna nga ana e saj ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Arsimit, kur kjo e fundit jep urdhër të qartë për celjen e shkollës. Banorët nga ana e tyre nuk dinë se ku të regjistrojnë fëmijët, duke pritur cdo ditë në dyert e shkollës për celjen e saj. Kreu i komunës Kujtim Gjoka deklaron se do të japë fond për të stimuluar mësuesit si dhe mjete për të siguruar lëvizjen e tyre. ndërsa drejtori i drejtorisë arsimore të rrethit të Kukësit nxjerr si pretendim të kësaj drejtorie mungesën e infrastrukturës.
Banorët e Bushtricës janë hedhur në protestë dhe me ta janë bashkuar edhe banorët e Kalasë së Dodës. Të gjithë njëzëri ata thonë se do të hyjnë në grevë urie, nëse edhe të hënën fëmijët e tyre nuk do të regjistrohen në këtë shkollë. (e.n/News24/BalkanWeb)