E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grindje me thika, plagosen rëndë 2 të rinj

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite, ndërsa mësohet se të 2 të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. 

VLORË- Grindje me thika në zonën e Skelës në Vlorë mes 2 të rinjve nga qyteti i Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite, ndërsa mësohet se të 2 të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy të rinjtë, Klodian Muho 25 vjec dhe Albano Braushi 22 vjec tashmë ata ndodhen të shtruar në spitalin e qytetit bregdetar.
Policia ka nisur menjëherë hetimet  për të zbuluar shkakun dhe arsyet që cuan në përdorimin e armëve të ftohta. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›