E Diel, 1 Nëntor 2026

“Anëtarësimi në NATO shumëfishon peshën politike të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë”

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, zbulon axhendën e delegacionit shqiptar në Samitin e Strasbug - Kehl

“Kjo është simbolika e të qenit këtu dhe kjo simbolikë do të jetë në qendër të ceremonisë sot, ku ura që lidh dy anët e lumit do të jetë sfondi ku do të parakalojnë të gjithë kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare, ku nga njëra anë do të priten nga Kancelarja Merkel, pastaj do të kalojnë në anën tjetër për t’u pritur nga Presidenti Sarkozi, do të futen në sallën plenare ku dhe do të mbahet takimi, dhe do të kemi një përshëndetje të veccantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jap Dehop Schefer, nga Kancelarja Merkel, Presidenti Sarkozi dhe nga Presidenti amerikan Barak Obama, ku pas kësaj përshëndetje Presidenti Obama do të ftojë kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë që së bashku të mbajnë dhe foton e rastit që do të fiksojë  nga ana ceremoniale anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO”

TIRANE - Për Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, fakti që Samiti i përvjetorit të 60-të NATO-s, zhvillohet një dy vende, Gjermani e Francë, mbart simbolikën që nëpërmjet bashkëpunimit në kuadrin e NATO-s apo në kuadrin e KE-së e BE-së, nëpërmjet bashkëpunimit armiqësitë e vjetra janë zhdukur, dhe janë zëvendësuar nga prosperiteti dhe nga premtimi për prosperitet dhe stabilitet të shtuar nëpërmjet bashkëpunimit midis armiqve, midis ish-rivalëve dhe kundërshtarëve që luftuan për shekuj me njëri-tjetrin.
Duke folur dje nga Samiti, Basha, e vlerësoi më tej anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si një arsye që duhet të ndjehemi shumë krenarë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi midis ët tjerave se, “me anëtarësimin në NATO, Shqipëria dëshmon para botës se kombi shqiptar ka hapur një kapitull të ri në historinë e tij shumëvjeçare”.
Përtej simbolikës të radhitjes së Shqipërisë krah për krah me 27 kombe të lira dhe demokratike, për ministrin Basha “me anëtarësimin në NATO, shumëfishohet pesha politike e vendit tonë në rajon dhe më gjerë”.
Në intervistën e tij, Basha, ka zbardhur edhe disa pjesë të axhendës së delegacionit shqiptar, si edhe disa momente të rëndësishme për delegacionin shqiptar në këtë samit

Zoti Basha Si do ta vlerësoni këtë ditë, (të sotmen)  ku Shqipëria do të ulet si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut?
Kjo ditë është e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, ditë me shumë emocione, emocione që kanë filluar që në momentin e uljes së avionit në pistën e Strasburgut, ku pamë që flamujt e aleancës valëviteshin dhe midis flamujve të Aleancës valëvitej dhe flamuri ynë kombëtar i Shqipërisë, dhe këtu ku ndodhemi ku ndodhet një qendër e medias ndodhet flamuri shqiptar. Kujtoj një vit më parë 3 prillin e Bukureshtit, momentet emocionale para marrjes së ftesës, dhe ja ndodhemi tanimë në Strasburg një vit më vonë, dhe tashmë si anëtare me  të drejta të plota e NATO-s. Shqipëria është anëtare e NATO-s krah për krah me 27 kombe të tjera që përfaqësojnë Aleancën më të Shkëlqyer të vlerave, të demokracisë, të lirisë, të respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, dhe padyshim që në këtë moment të cilin historia do ta gjykojë më shumë se ne, kemi arsye të jemi shumë krenarë që Shqipëria ia doli, që shqiptarët ia dolën në këtë moment të jashtëzakonshëm të jenë pjesë e kësaj Aleance historike.

Pas zyrtarizimit të hyrjes në NATO, cili do të jetë kontributi që mund t’i japë Shqipëria Aleancës?
Edhe para anëtarësimit zyrtar Shqipëria ka kontribuar me trupa dhe mjete në operacionet e NATO-s dhe konkretisht në misionet paqeruajtëse në Bosnje, Irak, Afganistan, etj. Siç ka konfirmuar edhe Kryeministri Berisha pas takimit të tij me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, Shqipëria është e gatshme të angazhohet në Afganistan me një kontribut shtesë prej një kompanie. Përtej kontributit ushtarak apo pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin kudo në botë dhe për të siguruar interesat e aleancës dhe vendeve anëtare, ky është një moment i veçantë për sa i përket sigurisë kombëtare, pasi në pjesën me të madhe të historisë Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur pushtime dhe luftëra

A mund të na njihni pak me takimet ku ju do të merrni pjesë?
Axhenda është e ngjeshur, kuptohet që në qendër të axhendës është takimi i sotëm i kryetarëve të delegacioneve dhe qeverive, i cili do të mbahet në Strasburg. Dokumenti themeltar që do të shqyrtohet është dokumenti i ri, i Konceptit të Ri Strategjik të NATO-s, një koncept i cili ngërthen në vetvete të gjithë sfidat e vjetra dhe të reja me të cilat NATO është përballur dhe pret të përballet edhe në të ardhmen, dhe angazhimin e plotë të vendeve anëtare për t’u përballur me këto sfida në nivel politik, ushtarak dhe financiar. Ndërkohë një numër i madh çështjesh që pritet të diskutohen, kanë të bëjnë me preukupacionin e madh të NATO-s duke filluar nga Afganistani tek antipirateria, terrorizmi, por padyshim edhe çështje me një interes të veçantë edhe për ne, siç është Kosova, roli i NATO-s i deritanishëm dhe roli në të ardhmen i NATO-s, në rajonin e Evropës Juglindore, pritet të jenë në qendër të diskutimeve. Unë bashkë me ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kemi një angazhim ku do të diskutojmë për një numër të madh çështjesh do të diskutohen në formatin e ministrave të mbrojties, kryeministrave, presidentëve, ku do të sheshohen apo do të lihen në një konvergim të ideve dhe qëndrimeve  për të miratuar nesër, pikërisht këtë dokument themeltar, që quhet koncepti i ri strategjik për NATO-n. Nga pikëpamja festive padyshim diçka që ka rëndësi të veçantë për shqiptarët, kemi një ceremoni shumë të veçantë, duhet të kujtojmë që Strasburgu dhe Kehli janë dy qytete në anët e një lumi, që bëjnë pjesë në një provincë të quajtur Alsas-Lorena dhe që ka qenë një mollë sherri mes Francës dhe Gjermanisë për qindra vjet, ata kanë luftuar dhe ka ndodhur që njëherë ta pushtojë njëri, një herë tjetri. Simbolika e mbledhjes këtu, siç është dhe simbolika e qenies së Këshillit të Evropës këtu në Strasburg, është pikërisht fakti se, nëpërmjet bashkëpunimit në kuadrin e NATO-s apo në kuadrin e KE-së apo BE-së, nëpërmjet bashkëpunimit armiqësitë e vjetra janë zhdukur, dhe janë zëvendësuar nga prosperiteti dhe nga premtimi për prosperitet dhe stabilitet të shtuar nëpërmjet bashkëpunimit midis armiqve, midis ish-rivalëve dhe kundërshtarëve që luftuan për shekuj me njëri-tjetrin. Kjo është simbolika e të qenit këtu dhe kjo simbolikë do të jetë në qendër të ceremonisë sot, ku ura që lidh dy anët e lumit do të jetë sfondi ku do të parakalojnë të gjithë kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare, ku nga njëra anë do të priten nga Kancelarja Merkel, pastaj do të kalojnë në anën tjetër për t’u pritur nga Presidenti Sarkozi, do të futen në sallën plenare ku dhe do të mbahet takimi, dhe do të kemi një përshëndetje të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jap Dehop Schefer, nga Kancelarja Merkel, Presidenti Sarkozi dhe nga Presidenti amerikan Barak Obama, ku pas kësaj përshëndetje Presidenti Obama do të ftojë kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë që së bashku të mbajnë dhe foton e rastit që do të fiksojë  nga ana ceremoniale anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO.

Zoti Basha ndërkohë që në Strasburg dhe Kehl-n do të organizohen këto aktivitete, në Tiranë opozita ka organizuar disa mitingje. Si i vlerësoni ju këto demonstrime të opozitës?
Kjo është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët dhe futja në NATO është padyshim sukses i të gjithë shqiptarëve, në këtë kuadër mendoj se edhe opozita ka vend edhe të gëzojë edhe të festojë së bashku me mazhorancën këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe historik, një sukses që është padyshim arritje e të gjithë shqiptarëve, por që në themel të të gjithave qëndrojnë reformat e guximshme dhe të suksesshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›