E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom: Ofertat dhe surprizat për klientët nuk reshtin

03/04/2009  “Albtelekom” starton me paketa ekonomike për shërbimin e internetit, u shtohen dhe dy ofertat më të fundit për të gjitha thirrjet ndaj operatorëve celularë si dhe thirrjeve ndërkombëtare drejt Italisë, Greqisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të gjitha thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë “Albtelekomi” sjell ofertë të re, duke ulur ndjeshëm tarifat. Për thirrjet drejt operatorëve celularë tashmë çdokush do të ketë mundësi të përfitojë nga oferta dhe të flasë me tarifa shumë herë më të leverdishme. Tjetër surprizë për klientët e “Albtelekomit” është dhe oferta për thirrjet ndërkombëtare me disa prej vendeve. Klientët e “Albtelekomit” do të flasin më gjatë me të afërmit e tyre në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, duke paguar vetëm 16.22 lekë për minutë. Dy ofertat e reja të hedhura në treg do të jenë në interes të publikut. Klientët do të kenë mundësi të flasin më gjatë me të afërmit e tyre dhe të paguajnë më pak.

Surprizat e “Albtelekomit” nuk përfundojnë me kaq. Gjigandi i telefonisë fikse nga data 1 deri më 15 prill 2009 do të aplikojë larmi ofertash për abonimet e reja për numra të telefonisë fikse, ndërsa investimet në zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë në të gjithë vendin vazhdojnë. Gjithashtu gjatë gjithë muajit prill në treg do të vazhdojë të jetë oferta “Dy muaj internet dhe tarifa e instalimit falas”. Duke u abonuar në të gjitha pikat e shitjes së “Albtelekomit”, brenda një kohë shumë të shkurtër çdokush do të ketë në shtëpinë e tij internet të shpejtë, të sigurt dhe me cilësi maksimale. Abonentët do të kenë internet 24 orë në 24 dhe për dy muaj të harrojë shpenzimet e faturave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›