Hidrocentralet e Matit do të jepen me koncesion
03/04/2009 Ministria e Ekonomisë
Ministria e Ekonomisë do të japë me koncesion hidrocentralet "German 1, 2 dhe 3" në rrethin e Matit. Ky vendim është marrë nga Qeveria në bazë të ligjit për koncesionet. Në vendim theksohet se autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT”, që do të përfshijë ndërtimin, operimin dhe transferimin e hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Qeveria ka miratuar gjithashtu bonusin prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar në procedurën konkurruese përzgjedhëse që i jepet shoqërisë “SIGERS”, sh.p.k. Dhënia me koncesion e hidrocentraleve është parë si mënyra më e mirë për të shfrytëzuar burimet hidrike në vendin tonë. “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në zbatim të praktikës ligjore për koncesionet, ka nxitur interesin e investitorëve privatë për të investuar në projekte koncesionare për shfrytëzimin e energjive të rinovueshme dhe veçanërisht të energjisë hidrike. Në kuadrin e “ofertave të pakërkuara” rreth 160 projekt-propozime janë paraqitur pranë ministrisë për marrje me koncesion të akseve të ndryshme hidrike. Deri vitin e kaluar u miratuan 30 kontrata koncesioni, projekte të cilat do të ofrojnë një fuqi të instaluar prej 130 MW, një prodhim mesatar të energjisë elektrike prej 731 663 megavat, përkundrejt një investimi prej 19 miliardë lekësh. Projekte akoma më të mëdha në lumenjtë Drin, Devoll dhe Vjosë do të nisin shumë shpejt rrugën e realizimit. Interesi për investime private në hidroenergjetikë ka tërhequr vëmendjen e mjaft investitorëve të huaj, kompanive prestigjioze në fushën e ndërtimit dhe operimit të veprave hidroenergjetike, si Verbund, EVN, Statkraft, Atel,”- kanë deklaruar drejtues të energjetikës. Ministria e Ekonomisë ka nisur të shqyrtojë projektet që kërkojnë të shfrytëzojnë burimet hidrike, si për prodhimin e energjisë dhe për furnizimin me ujë të pijshëm.