Tatimet do të njohin vetëm paratë e xhiruara me bankë
03/04/2009 Sipas ekspertëve, kjo është një kosto e tepërt për bizneset e vogla
Administrata tatimore do të njohë vetëm shpenzimet e bëra nëpërmjet bankave, edhe pse ato mund të jenë të dokumentuara. Pas dorëzimit të bilanceve vjetore deri më 31 mars për të gjitha bizneset në vend, përfshirë edhe 60 mijë bizneset e vogla për herë të parë këtë vit, tatimorët kanë nisur kontrollin një për një. Nëse në këto bilance nuk do të ketë shpenzime që njihen sipas ligjit, apo me fatura jotatimore ato nuk do të quhen të vlefshme. Në këtë rast, administrata ka të drejtë që të bëjë verifikimin në terren, të bëjë rivlerësim dhe biznesi do të jetë i detyruar që të paguajë edhe shtesën e tatimit mbi të ardhurat.
Shpenzimet
Një subjekti do t’i njihen si shpenzime të zbritshme kostot e mallrave dhe shërbimeve të blera, pagat, sigurimet shoqërore, qiratë, faturat e energjisë, telefonisë, amortizimi i aktiveve të qëndrueshme dhe çdo shpenzim tjetër të lejuar nga ligji. Kështu shprehet drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, sipas të cilit, biznesi i vogël duhet të paguajë 10 për qind të fitimit të realizuar gjatë vitit të kaluar. “Shpenzimet janë ato që i shërbejnë veprimtarisë. Ndërsa të renditura janë edhe shpenzimet që nuk njihen si kostoja e aktiveve, toka, ndërtesa, shpërblimet, kontributet e pensioneve vullnetare, interesat e paguara, etj”, - tha Papajani. Por këto pagesa me fatura duhet të jenë kryer në masën 90 për qind nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. “Ligjvënësi e ka përcaktuar që 90 për qind e transaksionit duhet të jetë me anën e bankës dhe 10 për qind në “cash”. Të gjitha këto biznese që marrin pjesë në skemë do t’i përshtaten ligjit”, - tha Papajani. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se skema e re për bizneset e vogla rrit kostot administrative dhe ndërlikon procesin. “Vetë kjo skemë rëndon biznesin e vogël duke e detyruar të mbajë dokumentacion dhe të mbajë kosto suplementare sikundër të ishte një biznes i madh. Për sa i përket dokumentacionit dhe i kërkon që të ketë një përgatitje specifike edhe nga pikëpamja e njohjes së dokumenteve të kontabilitetit”, tha Sotiraq Dhamo. Ato biznese që nuk e dorëzuan bilancin e tyre vjetor brenda muajit mars, duhet të paguajnë tani më për çdo muaj vonesë 10 mijë lekë gjobë, përveç detyrimit mbi të ardhurat i përcaktuar në ligj.
Shembull
Biznesi ‘x’ është i regjistruar si subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe realizon një xhiro vjetore prej 7 milionë lekësh. Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet duke shumëzuar xhiron vjetore me shkallën tatimore prej 1,5% dhe paguhet në 4 këste të barabarta për çdo tremujor. Subjekti ‘x’ duhet të paguajë pranë komunës a bashkisë një taksë vjetore të barabartë me 7 milionë x 1,5%=105.000 lekë. Me përfundimin e vitit kalendarik subjekti duhet të dorëzojë pranë degëve të tatimeve një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe të llogarisë fitimin e tatueshëm e më tej tatimin përfundimtar. Supozojmë se subjekti ka 6 milionë lekë shpenzime të zbritshme ku përfshihet kosto e mallrave dhe shërbimeve të blera, pagat, sigurimet shoqërore, qiratë, faturat e energjisë, telefonisë, amortizimin e aktiveve të qëndrueshme dhe çdo shpenzim tjetër të lejuar nga ligji. Diferenca mes të hyrave gjithsej dhe shpenzimeve të zbritshme na jep të ardhurat e tatueshme që do të ishin 7 mln – 6mln = 1 mln lekë. E ardhura e tatueshme po te shumëzohet me shkallën tatimore prej 10% na jep tatimin real mbi të ardhurat personale që duhet të paguante subjekti: 1 milion x 10%=100.000 lekë. Ndërkohë subjekti ka parapaguar 105.000 lekë pranë bashkive dhe komunave, që zbriten nga tatimi real. Subjekti ka paguar 105.000 - 100.000 =5 mijë lekë më shumë, sesa duhet.