E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenim i ri. Alarm ne SHBA per nje tjeter 11 shtator

Mënjeherë pas përfundimit të një fjalimi tejet të rëndësishëm presidenti amerikan Barak Obama është njoftuar mbi ekzistencën e një kërcënimi serioz terrorist. Kundërzbulimi amerikan  sinjalizoi  rrezik iminent  bazuar dhe në dokumenta të zbuluara në muajin maj në strehën e Bin Ladenit në Abotabad.

Në shënjestër janë  Washington e New York- u, bëjnë të ditur  agjentë të kundërbulimit ndërsa presidenti Obama I bëri apel FBI- sw "të dyfishojë  forcat para një kërcënimi kaq serioz". Sipas CNN dhjetë vjet pas tmerrit të 11/shtatorit janë  të paktën tre persona një nga të cilët një me kombësi amerikane të cilët kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara me qëllimin për të  ndërmarrë sulme me autobomba në ura apo tunele në të dyja qytetet.

Një nga personat ka qenë trajnuar në Pakistan për të hyrë më pas në SHBA nga një vend i tretë si Irani apo Emirate e Bashkluara Arabe njofton kundërzbulimi amerikan.

“ E dimë që përvjetori i 11 shtatorit është një rast për të goditur sërish, por nuk ka arsye për të ndërprerë rutinën e përditshme megjithatë nëse shihni diçka të dyshimtë lajmëroni policinë”- ishte apeli i kryebashkiakut të New York-ut, Michael Bloombergut, ndërsa gjatë konferencës për shtyp Janice Fedaryck, zëdhënëse e FBI-së konfirmoi interesin e shtuar të  Al Kaidës për data me rëndësi kombëtare e përvjetore të rëndësishme. Kreu i policisë së New York-ut Walter Kelly  theksoi se në orët e fundit janë përforcuar kontrollet.

Nga New York bëhet e ditur se ndjekja ka filluar në nivel kombëtar për të paktën dy automjete të marra me qera. Autoritetet e cilesojnë kërcënimin si mjaft serioz e të besueshëm ndonëse të paspecifikuar ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›