Arrest shtëpie përGigante, Belgjikakërkon ekstradimin
TIRANE- Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie për 40 ditë shtetasin italian Italo Gigante, i akuzuar për riciklim parash, korrupsion dhe mashtrim me fondet e Bashkimit Europian për ndërtesën e Delegacionit Europian në Tiranë. Trupi gjykues i Apelit ndryshoi sot masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës e cila kishte dhënë vendimin për 30 ditë arrest në qeli.
Avokati mbrojtës Ardian Vishaj kërkoi në seancë gjyqësore lirimin me pretendimin se klienti i tij ishte gjykuar njëherë për këtë cështje në Itali. Nga ana e saj prokuroria kërkoi shtimin e masës së sigurisë me 60 ditë burg. Por gjykata dha masën e arrestit 40 ditë në shtëpi duke i dhënë afat 40 ditë autoriteteve belge për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit italian. Më pas gjykata do të vendosë nëse do të ekstradohet apo jo.
Biznesmeni 57 vjeçar me origjinë nga Ruoti akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe përdorim të dokumentave të vjedhura dhe riciklim të fondeve që vijnë nga aktivitetet kriminale. Historia nisi në mars të vitit 2007, kohë kur Italo Gigante u arrestua në Belgjikë se bashku me tre zyrtarë italianë të Komisionit Europian , nën akuzen e përfshirjes në një skemë më të gjerë korrupsioni që kishte lidhje me rindërtimin dhe marrjen me qira të ndërtesave që do të ktheheshin në seli të delegacioneve të KE-së në Tiranë si dhe Nju Delhi të Indisë. Ndryshe nga tre italianët e arrestuar, Italo Gigante qëndroi në liri për shumë kohë e madje në maj të vitit 2007 kandidoi për zgjedhjet lokale në Rioti të Italisë.Me 14 korrik ai hyri në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit por u arrestua nga Interpol Tirana per llogari të drejtësisë belge.
(NEWS24/BalkanWeb)