Topi: Gjykata e Lartë larg ndikimeve politike
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Nocioni dinjitet kërkon që në punën tuaj të mos lejohen interferenca nga pushtete të tjera dhe as nga emra të përveçëm pushtetarësh, interesat e të cilëve preken apo marrin zgjidhje në Gjykatën e Lartë”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi kërkon dinjitet dhe profesionalizëm nga gjashtë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, gjatë ceremonisë së betimit të tyre në selinë e Presidencës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Topi nënvizoi se pushteti gjyqësor është vendimtar në prezantimin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij gjashtë gjyqtarët e rinj vijnë në majën piramidale të pushtetit gjyqësor kur të gjitha institucionet e sektorit të drejtësisë po dëshmojnë për një shkëputje përfundimtare nga apatia dhe klientelizmat. Duke e vënë theksin veçanërisht tek profesionalizmi, Kreu i Shtetit cilësoi se Gjykata e Lartë është në një farë mënyre Asambleja Parlamentare e pushtetit gjyqësor, që përligj jurisprudencën shqiptare dhe vulos përfundimisht fatin e komunitetit shqiptar që përplaset nëpër gjykata. Ai theksoi se varësia e vërtetë e anëtarëve të Gjykatës së Lartë nuk mund të jenë preferencat politike, edhe pse Kuvendi miratoi emrat tyre, por vetëm Kushtetuta dhe ligjet që përbëjnë garancinë më të mirë për një karrierë gjyqësore.
Deklarata
Topi theksoi dje se pritshmëritë për 6 anëtarët më të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët do të rrinë në këtë post për 9 vjet, janë shumë të larta. Sipas tij këndvështrimet e ndryshme politike, profesionale, ndoshta edhe personale, dëshmojnë në mënyrë elokuente se çështjet e drejtësisë, e sidomos konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të saj në Shqipëri, janë kthyer në sfida parësore për arritjen e standardeve bashkëkohore të shtetit të së drejtës. Sipas tij këto standarde profesionale do të japin një imazh ndërveprimi dhe jo marrëdhëniesh paragjykuese, që mund të përcjellin në mënyrë të pashmangshme efekte negative në opinionin publik dhe në veçanti në komunitetin e gjyqtarëve të interesuar e të angazhuar në rritjen e efektshmërisë, pavarësisë dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. “Respekti për institucionet e drejtësisë duhet të tregohet jo formalisht, apo nëpërmjet retorikës politike, por nëpërmjet vullnetit të pastërt politik për reforma të gjera e të thella në vazhdimësi, me përgjegjshmëri, vlerësim profesional dhe etikë të komunikimit qytetar, për të prodhuar një imazh të fortë publik për një drejtësi të pakorruptuar, për të cilën jemi të uritur”, - theksoi ai. Topi tha gjithashtu se standartet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë shembull për dy sistemet e tjera gjyqësore. Sipas tij pushteti gjyqësor është një faktor determinues në prezantimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, ndaj theksoi ai, duhet dinjitet dhe profesionalizëm. “Nocioni dinjitet kërkon që në punën tuaj të mos lejohen interferenca nga pushtete të tjera dhe as nga emra të përveçëm pushtetarësh, interesat e të cilëve preken apo marrin zgjidhje në Gjykatën e Lartë”, - tha ai ndërsa theksoi se varësia e vërtetë e tyre nuk mund të jenë preferencat politike por ligji. “Do të pretendoja prej jush veçanërisht profesionalizëm, pasi Gjykata e Lartë, është në një farë mënyre Asambleja Parlamentare e pushtetit gjyqësor, që përligj jurisprudencën shqiptare dhe vulos përfundimisht fatin e komunitetit shqiptar që përplaset nëpër gjykata”, - tha ai. Kreu i Shtetit u shpreh se drejtësia kërkon korrektesë maksimale në harmoninë mes ligjit dhe bindjes së brendshme të gjyqtarit. Sipas tij vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë janë gjithashtu ligje për gjykatat e dy niveleve të para, ndaj vendimmarrja e këtyre anëtarëve duhet të jetë shprehje e një revolucioni të mendimit juridik, ku trajtimi i parimeve jurisprudenciale, të udhëhiqet vetëm nga bindjet profesionale dhe të jetë produkt i debatit juridik, i cili shpesh evoluon vetë konceptet e të drejtës.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008