E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i bandës së Durrësit “përleshet” me Policinë e Burgjeve

10/12/2008  Efektivët kallëzojnë në Prokurori Sardian Sulejmanin, i shtohet vepër penale

TIRANË- Sardian Sulejmani, anëtar i bandës së Durrësit, ka kundërshtuar një kontroll të Policisë së Burgjeve dhe për këtë arsye ndaj tij është hapur një tjetër proces penal. Sakaq, ai po gjykohet për veprat penale që mendohet se i ka kryer në bashkëpunim me shokët e tjerë të grupit. Sulejmani do të gjykohet nga Petrit Çomo edhe për “kundërshtim të punonjësve të Policisë së Burgjeve”.

Konflikti

Disa javë më parë i pandehuri i bandës së Durrësit është konfrontuar me punonjësit e Policisë së Burgjeve gjatë kohës që në qelitë e burgut 313-të ishte duke u ushtruar një kontroll i imtësishëm. Sipas burimeve nga burgjet, i pandehuri i bandës së Durrësit nuk ka pranuar që t’i nënshtrohet kontrollit. Ai është shprehur se nuk ka dëshirë që të kontrollohet sa herë që i kërkohet një gjë e tillë. Jo vetëm kaq, por i pandehuri i bandës së Durrësit ka ofenduar rëndë punonjësit e grupit të gatshëm të Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve. Punonjësit e burgut, sipas burimeve nga ky institucion, janë munduar të futen në dhomë për të bërë kontrollin për të cilin ishin urdhëruar, por i pandehuri ka kundërshtuar duke mos lejuar. Më pas ai është konfrontuar me punonjësit e policisë që menjëherë kanë bërë raportin e posaçëm për ta dërguar çështjen në gjykatë. Në dhomë me Sardian Sulejmanin kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët nuk kanë kundërshtuar. Ndërsa i pandehuri gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se punonjësit e policisë ndaj tij kanë përdorur dhunën fizike. Megjithë pretendimet e Sulejmanit, një gjë e tillë bie poshtë, pasi punonjësit e policisë kanë qenë të parët që bën kallëzim penal në Prokurori.

“Ushtari” i bandës

Sardian Sulejmani është në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi akuzohet si anëtar i "Bandës së Durrësit". Ai është arrestuar para dy vjetësh në një operacion të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pjesëtarët e kësaj ish-bande akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale, ndër to edhe vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.

Konflikti

Punonjësit e burgut, sipas burimeve nga ky institucion, janë munduar të futen në dhomë për të bërë kontrollin për të cilin ishin urdhëruar, por i pandehuri ka kundërshtuar duke mos lejuar.

Pretendimi

I pandehuri Sulejmani gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se punonjësit e policisë ndaj tij kanë përdorur dhunën fizike. Megjithë pretendimet e Sulejmanit, një gjë e tillë bie poshtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›