E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia blen makina e pajisje

10/12/2008  Në listë dy autovetura VIP, autoburgje, karburant e mjete për Policinë Kriminale

Vlera totale e shpenzimeve për tre tenderat shkon në rreth 222 milionë lekë

TIRANË- Policia e Shtetit ka zhvilluar tre tendera në fund të muajit të kaluar për blerjen e 17 mjeteve, pajisjeve për Policinë Kriminale dhe karburant. Kontratat janë lidhur nga datat 25 deri në 27 të muajit nëntor, teksa pritet që së shpejti uniformat blu të pajisen me mjetet që kanë kërkuar. Në total vlera e të tre tenderave shkon në rreth 222 milionë lekë. Mes automjeteve që do të mbërrijnë në Shqipëri përfshihen edhe dy autolaboratorë (furgonçina), dy autovetura VIP si dhe një autoburg. Teksa pajisjet për Policinë Kriminale do ta ndihmojnë këtë të fundit në përmirësimin e taktikave në punën e përditshme. Nga ana tjetër sasia e karburantit të blerë do të përdoret për shërbimet e policisë.

Automjetet

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit si autoritet kontraktor ka hapur llojin e procedurës së prokurimit: “Procedurë e hapur me mjete elektronike”. Objekt i prokurimit është blerja e 19 automjeteve. Mes tyre rezultojnë 6 fuoristrada, dy autolaboratorë (fugonçina), dy autovetura VIP, një autoburg, një ambulancë, një mikrobus dhe gjashtë autovetura. Fondi limit (n.q.se ka lote, i ndarë sipas lotëve) është 204.481.254 lekë (pa TVSH). Data e lidhjes së kontratës është 26/ 11 / 2008, ndërsa kontraktor është një shoqëri e njohur automjetesh.

Policia Kriminale

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit si autoritet kontraktor ka hapur llojin e procedurës së prokurimit “Me negocim pa shpallje”. Objekti i prokurimit ( n.q.se ka lote i ndarë sipas lotëve) është blerje “Pajisje për Policinë Kriminale”. Fondi limit është 8,300,000 lekë (pa TVSH ). Data e lidhjes së kontratës është 26/ 11/2008, ndërsa kontraktor është një shoqëri.

Karburanti

Qendra e Shërbimeve Administrative të Mjeteve të Transportit të Policisë së Shtetit është autoriteti kontraktor. Lloji i procedurës është “Procedurë me negocim pa publikim”, ndërsa objekti është blerje karburanti. Fondi limit është 9.166.666 lekë.

Vlera e shpallur fituese është gazoil D1eurodiesel 113.1 lek/litër pa TVSH dhe benzol (B) 103.8 lekë/litër pa TVSH. Ndërsa data e lidhjes së kontratës është 27.11.2008, teksa kontraktor është një kompani karburantesh.

Mjetet dhe vlera e tyre

1- Automjet Tip ambulanca (9.999.000 lekë)

2- Automjet Tip autoburgje (23.396.000 lekë)

3- Fuoristrada (4.100.000 lekë)

4- Autovetura (833.333 lekë)

5- Fuoristrada (26.666.667 lekë)

6- Autovetura (5.000.000 lekë)

7- Mikrobusë (5.833.333 lekë)

8- Autolaborator (furgonçinë) (1.250.000 lekë)

9- Autolaborator (furgoncinë) (2.916.666 lekë)

10- Fuoristrada (43.478.333 lekë)

11- Fuoristradë (2.381.261 lekë)

12- Autoveturë (1.663.120 lekë)

13- Autoveturë (3.333.333 lekë)

14- Autoveturë VIP (14.291.667 lekë)

15- Autoveturë (26.657.209 lekë)

16- Fuoristradë (2.083.333 lekë)

17- Autoveturë (833.333 lekë)

18- Fuoristradë (21.431.349 lekë)

19- Autoveturë VIP (8.333.333 lekë)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›