Vret fqinjin, mbuloi rrugën me zhavorr
10/12/2008 Viktima Agim Tahiri. Arrestohet Abdullah Durra, qëlloi me armë pas grindjes me fjalë
SHKODER - Shtetasi 53-vjeçar, Agim Tahiri, lindur e banues në lagjen “Liria” është viktima e dytë në Shkodër brenda një harku kohor prej 24 orësh. Krismat e armëve kanë tronditur që në mëngjes herët banorët e lagjes “Liria” në hyrje të qytetit.
Vrasja
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi Tahiri ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit të djeshëm. Ndaj këtij shtetasi ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë nga një shtetas tjetër banues po në të njëjtën lagje. Pas kësaj ngjarjeje blutë e Shkodrës u vunë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes dhe kapjen e autorit. Në saje të veprimeve të shpejta policore u arrit që të realizohej kapja në flagrancë e autorit të krimit dhe e sekuestrimit të armës me të cilën u krye vrasja. Sipas burimeve zyrtare të policisë, autor i krimit është shtetasi Abdullah Durra, 50 vjeç, banues në lagjen “Liria”. Të njëjtat burime sqarojnë se shtetasi Durra ka qenë i dënuar dhe një herë po për të njëjtën vepër penale të vrasjes.
Grindja
Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, rreth orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm shtetasi Tahiri dhe banues i së njëjtës lagje me të, shtetasi Durra, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Shkak ishte bërë zhavorri që shtetasi Tahiri kishte shtruar një javë më parë në rrugicën e lagjes. Para pak ditësh shtetasi Agim Tahiri ka pasur dasmën e të birit ndaj kishte blerë zhavor për të mbyllur gropat e rrugicës që të çonte në banesën e tij. Shtrimi me zhavorr ka krijuar pakënaqësi tek shtetasi Durra, i cili kishte filluar të grindej me fjalë me fqinjin e tij Tahiri. Duke qenë se viktima e djeshme Tahiri, atë ditë martonte të birin nuk e ka zgjatur shumë debatin për të mos prishur gëzimin e familjes së tij. Por dje debati ka nisur përsëri, pasi autori i ngjarjes Durra pretendonte se rrugica që viktima Tahiri kishte shtruar me zhavorr ishte pjesë e pronës së tij ndaj jo vetëm që nuk duhet të ndërhynte, por as të kalonte aty. Debati i filluar dje është acaruar deri në atë pikë sa shtetasi Abdullah Durra ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje fqinjin e tij Agim Tahirin.