Dhuna ndaj grave, trefishohen masat në 9 muajt e fundit
Identifikimi i dhunës në familje është trefishuar gjatë 9-mujorit të fundit.
Në zbatim të këtij detyrimi ligjor, strukturat e policisë gjatë kësaj periudhe kohore gjatë këtij viti kanë përgatitur e dërguar pranë gjykatave të rretheve respektive253 kërkesëpadi për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe Urdhrit të Mbrojtjes, ku 168 prej tyre janë përgatitur e dërguar në gjykatë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe 71 prej tyre nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës.
Gjithashtu kërkesëpadi për lëshimin e Urdhrave të Mbrojtjes janë përgatitur edhe nga strukturat e Policisë së Qarqeve të tjera, si: Elbasan, Shkodër, Korçë, Dibër etj., të cilat edhe për shkak të numrit më të vogël të banorëve, janë më të pakta në numër
Kreu i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, u shpreh se institucioni që ai drejton do të punojë për të luftuar këtë fenomen nga shoqëria shqiptare.
“Përfshirja dhe angazhimi i të gjithë aktorëve në këtë aktivitet do të kontribuojë në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e viktimave të dhunës në ambientet familjare, por dhe të mbarë komunitetit për ta denoncuar atë pranë institucioneve që kanë detyrimin ligjor për të garantuar mbrojtjen e tyre”, - u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.
Sipas tij, dhuna në familje në shoqërinë tonë është një fenomen që shfaqet në të gjitha format, duke filluar që nga fyerjet, deri në vrasjen e personave me lidhje familjare.
Për Prençin, asnjë nga faktorët negativë me të cilët përballet shoqëria jonë, si varfëria, papunësia, përdorimi i alkoolit nga personat dhunues, nuk e legjitimojnë atë.
Një ndihmë të madhe në luftën ndaj këtij fenomeni ka dhënë edhe ndryshimi i legjislacionit shqiptar, ku u hartua dhe u miratua ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”. Risia e këtij ligji është mundësia për të mbrojtur me masa ligjore administrative viktimat e dhunës në ambientet familjare, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar. Strukturat vendore të policisë u kanë garantuar viktimave mbrojtjen e nevojshme, duke filluar që nga shoqërimi i tyre në seancat gjyqësore, largimin e dhunuesit nga banesa dhe deri në akomodimin e viktimave pranë qendrave të specializuara riintegruese dhe rehabilituese.
Ndihma
Një masë tjetër e ndërmarrë nga policia për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në ambientet familjare, është edhe ajo e mbajtjes nën kontroll të individëve që manifestojnë sjellje dhe qëndrime të dhunshme si në familje, ashtu edhe në shoqëri.
Strukturat policore të mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me ato të parandalimit të krimit dhe policimit në komunitet, realizojnë takime me këta individë, me qëllim sensibilizimin e tyre ndaj këtij fenomeni dhe njohjen me masat e parashikuara në ligj për rastet kur ushtrohet dhunë në familje.
Një nga detyrimet e Ministrisë së Brendshme në zbatim të këtij ligji, është krijimi i strukturave të veçanta për ndjekjen e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave të saj, detyrim të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka përmbushur. Në nivel qendror dhe vendor janë ngritur këto struktura dhe puna jonë gjatë këtij viti është fokusuar në vënien në eficencë të plotë të tyre.
Mbrojtja nga policia
Kreu i Policisë së Shtetit shprehet se vitin e fundit është rritur numri i personave (në veçanti ai i grave), viktima të dhunës familjare, që kërkojnë mbrojtje nga policia.
Kështu, gjatë 9-mujorit të këtij viti kanë kërkuar mbrojtje nga policia 612 viktima të dhunës në familje, ndërkohë që gjatë vitit 2007 janë evidentuar gjithsej 274 raste.
Sipas tij, numri i personave që kërkojnë mbrojtje nga policia, siç e kemi përmendur dhe më sipër, është rritur në mënyrë të ndjeshme, përmasat reale të dhunës në familje, sipas sondazheve dhe studimeve të bëra nga OJF-të vendase dhe organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e grave, janë shumë herë më të mëdha, por ky fenomen ende shumë pak denoncohet pranë institucioneve dhe strukturave përgjegjëse.