RENEA, 56 mijë euro ndihma nga qeveria gjermane
Reparti special i RENEA-s do të pajiset me mjete të reja për përmirësimin dhe aftësimin e teknikave gjatë ndërhyrjeve dhe zgjidhjes së situatave të ndryshme me shkallë vështirësie të lartë, pasi qeveria gjermane ka dhuruar një shumë prej 56.500 eurosh në ndihmë të tij. Ky fond ka ardhur në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kontrata e donacionit për repartin RENEA u nënshkrua ditën e djeshme në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit, në Tiranë, nga drejtori Ahmet Prençi dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Bernd Borchart.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kreu i Policisë së Shtetit falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen që ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme për policinë shqiptare, qoftë në mënyrë direkte apo dhe nëpërmjet misionit policor PAMECA II, i cili dha kontributin kryesor në hartimin e ligjit të Policisë së Shtetit që është në zbatim të plotë aktualisht. Gjithashtu, Prençi vuri në dukje faktin se fryt i këtij bashkëpunimi kanë qenë dhe një numër operacionesh të suksesshme të përbashkëta të zhvilluara ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane.
Ndërkohë, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, në këtë takim theksoi faktin se dy qeveritë kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi. Në kohën e sotme të globalizmit mbështetja që qeveria gjermane ofron për Policinë e Shtetit është me interes reciprok, “pasi ai konsideronte faktin se siguria e Shqipërisë është njëkohësisht dhe siguri e Gjermanisë”. Po ashtu, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë vuri në dukje faktin se Gjermania është një ndër mbështetëset e Shqipërisë në rrugën e saj për integrimin e plotë në BE. Gjatë takimit të zhvilluar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri një ekspoze të shkurtër të disa prej arritjeve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se institucioni që ai drejton “në aktivitetin e tij për goditjen e krimit të organizuar po përdor tashmë me mjaft sukses teknikat speciale të hetimit, ndërkohë që strukturat e hetimit të krimit po punojnë dhe për evidentimin e pasurive me bekgraund kriminal. Të gjitha këto janë bërë të mundura me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe tani detyra jonë mbetet rritja e efektivitetit të punës së policisë”.