E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen gjyqet për mjekët “vrasës” dhe bandën e Cërrikut

10/12/2008  Mungesa e avokatëve vijon të mbetet problem shqetësues

TIRANË- Ditën e djeshme është shtyrë procesi gjyqësor ndaj dy mjekëve të QSUT-së, të cilët akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj një fëmije të mitur si dhe procesi për bandën e Cërrikut. Gjykata e Tiranës zhvilloi dje seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të dy mjekëve të QSUT-së; shefit të kirurgjisë faciale, Ramazan Isufi dhe anestezistit Bensar Shuteriqi, të cilët akuzohen për vdekjen e një fëmije 16 muajsh, i cili ka ndërruar jetë para dy vitesh teksa do t’i nënshtrohej një operacioni në rrugët e frymëmarrjes. Pas kësaj Prokuroria ka marrë nën përgjegjësi penale mjekun kirurg dhe atë reanimator, nën akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. Po dje u shty edhe procesi gjyqësor për bandën e Cërrikut. Mungesa e avokatëve mbrojtës detyroi gjykatën të shtyj sërish procesin gjyqësor kundër të pandehurve akuzuar për ngjarjet e Cërrikut në vitin 1997. Është bërë e udhës që avokatët mbrojtës të mos marrin pjesë në proceset gjyqësor. Ndërkohë që të martën që vjen u la seanca e radhës për këtë bandë, e cila ka mbi shpinë disa vrasje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›