E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel: Tregu gjerman, i hapur për vendet me burime natyrore

26-04-2012 / Gazeta 55

Konferenca Ekonomike, Ilir Meta vizitë në Bundestagun gjerman

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë si i ftuar i veçantë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore të organizuar në Bundestag, Parlamentin Gjerman.
Konferenca u fokusua në sigurinë e burimeve natyrore për Gjermaninë dhe për Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, për forcimin e partneriteteve me vende në zhvillim që ofrojnë burime natyrore dhe lëndë të para.
Konferencën e përshëndeti edhe Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel e cila u përqendrua në fjalën e saj në hapjen e tregut gjerman për vendet me burime natyrore me qëllim ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të siguruar rritjen ekonomike për të dy palët. Në këtë kuadër ajo përshëndeti iniciativën e Bashkimit Evropian për Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania është e interesuar që BE të funksionoje si një bllok i bashkuar për të operuar me efikasitet në një situate të re konkurrueshmërie në botë.
Në konference morën pjesë edhe personalitete të tjera politike si Antonio Tajani, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, si dhe shumë parlamentarë dhe përfaqësues të biznesit në Gjermani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›