E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata/Ambasadori Wollfarth: “Partitë e vogla të respektojnë pragun elektoral”

26-04-2012 / Gazeta 55

Ecuria e procesit të reformës zgjedhore, puna e komisionit parlamentar të kësaj reforme, ndryshimet në kodin zgjedhor, propozimet e partive të vogla për reformën elektorale, reforma parlamentare dhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth.
Duke e konsideruar pozitive ecurinë e punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore ambasadori Ëollfarth tha se ky komision i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe do të ofrojë një platformë shumë të mirë për zgjedhjet parlamentare.
“Komisioni i reformës i përmbushi të gjitha kriteret e kërkuara, ata do të ofrojnë një platformë shumë të mirë për zgjedhjet parlamentare. Ai po bën më të mirën. I admiroj të gjithë anëtarët dhe ekspertët që po punojnë aty. Deri tani janë përgatitur drafte shumë të mira që nuk kanë mbaruar dhe shoh frymë shumë të mirë pozitive”, tha Ëollfarth. Reforma zgjedhore tha ai tregon se duhet ofruar një shërbim qytetar dhe që të ofrohet ky duhet të respektohen rregullat politikë të zgjedhjeve.
I pyetur për propozimet e partive të vogla për reformën zgjedhore Ëollfarth u përgjigj se është mirë që partitë e vogla të respektojnë pragjet e caktuara për të hyrë në parlament, ndërsa theksoi se barazia e votës është një çështje shumë e rëndësishme.
“Përvoja ka treguar se është më mirë që të mos ketë shumë parti të vogla në parlament, por kjo mbetet një çështje për t’u diskutuar”, u shpreh kreu i OSBE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›