E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie momente intime me Mick Jagger

SHBA- Edhe aktorja e famshme Angelina Jolie ka kaluar orë intime me Mick Jagger. Kështu shkruhet në biografinë e Jenny Paul që për vite me radhë ka studiuar jetën e aktores amerikane Angelina Jolie.

Paul shkruan se bukuroshja është njëra nga femrat e shumta që ka shkuar në shtratin e “Don Zhuanit“ legjendar të “Rolling Stones”, Mick Jagger.

Paul thotë se Jolie ka pasur histori dashurie me Jagger në vitin 1997 dhe në vitin 2003, ndërsa më pas ajo njohu Brad Pittin, me të cilin vazhdon të jetë në lidhje.

Libri “Brad Pitt and Angelina Jolie: The True Story” zbulon edhe një lidhje të shkurtër të Jolie me kolegun irlandez Colin Farrel, me të cilin u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Alexander”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›