E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia i kërkon SHBA të bllokojnë rezolutën për gjenocidin

Turqia ka paralajmëruar administratën e presidentit Obama për pasoja diplomatike negative nëse nuk e bllokon një rezolutë që bënë thirrje që ta quaj gjenocid vrasjen e armenëve nga turqit gjatë luftës së parë botërore.

Turqia menjëherë e ka thirrur ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara, pasi një panel i kongresit amerikan miratoi një rezolutë jo detyruese për çështjen në fjalë.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar të premten, ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se administrata amerikane nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të bllokuar një votim nga komisioni i dhomës së përfaqësuesve për politikë të jashtme. Ministri Davutoglu tha se ai pret që adminstrata amerikane të ndal këtë rezolutë nga kalimi i saj për një votë të përgjithshme në dhomën e përfaqësuesve.

Megjithatë, ministri i jashtëm turk tha se Turqia është e vendosur të vazhdoj me përpjekjet e saj për to normalizuar marrdhëniet me Armeninë, edhe pse Turqia kundërshton presionin e jashtëm lidhur me këtë çështje.

Turqia ka thënë se kjo rezolutë e akuzon atë për një krim që nuk e ka kryer. Zyrtarët gjithashtu kanë shprehur shqetësim se kjo masë mund të dëmtoj marrdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë kundërshtuar miratimin e kësaj mase, e cila tani do të hidhet për votim në dhomën e përfaqësuesve.//fg//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›