Për OSBE-në Kosova mbetet pjesë e Serbisë
PRISHTINë- E përditshmja kosovare “Gazeta Express” shkruan sot e shqetesuar se në se në shkresat dhe formulimet zyrtare të misionit të OSBE në Kosovë Prishtina vazhdon të cilësohet si pjesë e Serbisë. Në shkrimin e publikuar sot Express shkruan se harta e këtij institucioni ende nuk është ndërruar edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë në 17 shkurt të 2008.
Kjo figuron në shumë dokumente të misionit të OSBE ku gazeta publikon edhe njërën prej këtyre, e cila duket se është një konkurs për një vend të lirë pune të shpallur nga OSBE.
Në shkresë shkruhet Prishtinë/Serbia. Ndërsa në raste tjera pas Prishtinës shkruan CS, që ishte kodi shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi. Zyrtarë të OSBE të pyetur për këto pasaktësi në Prishtinë nga gazeta thonë se “Misioni i OSBE-së në Kosovë - është status-neutral dhe operon nën Rezolutën 1244 si pjesë e UNMIK-ut. Misioni mbetet i përkushtuar që të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë."
(m.a/News24/BalkanWeb)