14 vjecarja operohet me sukses në Athinë pas apelit në News24
KORCE- Fund i lumtur për 14 vjecaren nga Maliqi i Korcës , e cila pas ndihmës financiare të bashkëkombasve që ndoqën historinë e saj në News24 dhe BalkanWeb dhe pas kryerjes së operacionit për gjendrat tumoriale, tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Irta Lanka u bë e njohur për publikun pas transmetimit në News24 të historisë së saj të dhimbshme , kur jeta e vajzës e cila vuante nga gjendrat tumoriale kishte mbetur peng e shumës së parave që duheshin për të bërë të mundur kurimin e saj jashtë vendit.
Mjekët e spitalit të fëmijëve në Athinë të Greqisë kanë dhënë lajmin e mirë për nënën e vajzës dhe xhaxhain e saj , i cili është kthyer në baba për Irtën pas vdekjes së babait të saj 9 vite më parë.
Sipas xhaxhait të saj Haxhi Lanka, Irta tashmë është gati të nisë jetën e saj normale.
“Pasi u shtrua në spitalin e Athinës, vajza vazhdoi për një javë kemioterapi intensive dhe kurimi i sëmundjes filloi në rrugë të mbarë. Personeli shëndetësor atje na dha shpresa se sëmundja do të kurohet plotësisht. Tani Irta është në gjendje shumë të mirë dhe në emër të saj unë po kthehem nga Athina për të falenderuar në radhë të parë stafin e News24 dhe të gjithë ata që ndihmuan jo vetëm nga ana financiare por edhe ata që ndihmuan nga ana morale me një fjalë të mirë, me një shpresë pa përmendur emrat e të gjithë atyre bashkëatdhetarëve që ndihmuan nga ana financaiare dhe biznesmeneve në vend të cilët bënë të mundur që vajza të kurohej në këtë spital.” shprehet Haxhi Lanka.
Për Irtën u interesuan mjaft emigrantë shqiptarë jashtë vendit por edhe shumë të tjerë brenda vendit të cilët kontribuan për të sjellë shpëtimin e 14 vjecares.
Dhjetëra bashkëkombas ofruan shuma të konsiderueshme parash në mënyrë që Irta të operohej me sukses në Greqi ndërsa u nxituan procedurat për nxjerrjen e pasaportës së saj . Konsullata greke në Korcë ofroi vizën për 14 vjecaren.
(e.n/News24/BalkanWeb)