E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Finlanda shqiptari i dënuar për vrasje

TIRANë- Ekstradohet nga Finlanda 33 vjecari Robert Maskaj, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për një vrasje. Ekstradimi i tij nga Helsinki u bë përmes aeroportit të Rinasit nga zyra qendrore e Interpol Tiranës.

Në 2005 Gjykata e Vlorës e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“.

Ngjarja daton në 7 shtator në 2003 në qytetin e Vlorës ku ky shtetas ka goditur me thikë shtetasin Anesti Koraqi, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti rastësor të krijuar për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e viktimës Anesti Koraqi, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›