E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon pas deklaratës së Ruçit

TIRANë- Pas deklaratave të Rucit në seancën e djeshme parlamentare se janë prodhuar karta identiteti fallso, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike. Zëdhënësja Erla Mëhilli deklaron se qëllmi i Ramës dhe emisarëve të tij është që të bllokojë liberalizimin e vizave.

“Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë.
” – thekson PD.
Sipas zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, kartat e treguara dje janë të falsifikuara dhe të prodhuara nga Taulant Balla.
“Dje nëpërmjet numrit 2 të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, paraqiti dëshmitë e tij fallco për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kameravedokumenta të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person” – shprehet Mëhilli.

Ndërsa thekson se Prokuroria duhet të nisë hetimet për këto fallsifikime “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për fallsifikimet e dokumentave të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama” – përfundon Mëhilli.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›