E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joshia, ironizoni vetveten që ajo të ndihet e tërhequr...



Shumë më tepër sesa lulet, çokollatat, poezitë romantike, arma sekrete për një mashkull joshës është aftësia që ai ka për ta kënaqur bashkëbiseduesen me “humbjet” apo defektet e tij. Kuptohet që gjithçka duhet të vihet në dukje duke lëvizur me zgjuarsi, takt dhe një sens të shkëlqyer humori sepse nuk mjafton thjesht të jeni simpatikë dhe shakaxhinj. “Kazanova” apo “Don Zhuani” i vërtetë nga ju, duhet të arrijë deri në gradën sa të tallet me vetveten. Pra duhet të bëni auto-ironizim në një mënyrë të brilante dhe pa e mëshiruar figurën tuaj asnjë çast, por ama edhe pa rrezikuar që të bëheni të mërzitshëm, monotonë apo në rastin më të keq edhe patetikë. Kjo konsiderohet si një ndër teknikat më të suksesshme të “Don Zhuanëve” britanikë të kalibrit të Hug Grant, që falë vetëtalljes arriti të rrëzonte Xhulia Roberts-in në filmin “Notting Hill”. Shpjegimin e bën antropologu Xhill Grengros, i cili është edhe autor i studimit mbi argumentin në fjalë të botuar pjesërisht në gazetën “The Gardian”. Ndërsa në artikullin e tij shkencor të botuar në revistën e evoluimeve psikologjike ai shprehet: “Shumë studime dëshmojnë se sensi i humorit është edhe seksualisht shumë tërheqës për gratë. Por kësaj here ne kemi zbuluar se edhe vetëtallja është një tip humori që absolutisht nuk të zhgënjen nëse do të joshës një femër.” Kërkimet për të vërtetuar këtë tezë mbi humorin dhe joshjen e femrës nga mashkulli sajë tij janë zhvilluar për një periudhë dy vjeçare. “Është mahnitës efekti që bëjnë batutat e gjetura në momente të caktuara, kur ato përdoren me qëllim për të zvogëluar meritat dhe cilësitë e vetes në krahasim me dikë tjetër, më një çift apo rival.” Eksperti thotë se meshkujt që sillen në këtë mënyrë do të jenë shumë më të dëshiruar nga një femër për t’u pasur si shokë sesa të tjerët. Në këtë pikë lind pyetja se pse personat që janë në gjendje të qeshin me vetveten dhe të na e rrëmbejnë dashur pa dashur një të qeshur mbetet pikërisht më të kërkuarit? Sipas ekspertit, të arrish që të bësh tjetrin të qeshë me defektet e tua, pra duke e vënë në lojë veten, tregon se ke një sens të shkëlqyer humori, je tip krijues, me botë të madhe dhe shumë fantazi si dhe nuk të mungojnë virtyte të tilla si përulshmëria. Siç thamë dhe më lart, mjeshtrit e kësaj teknike pa pikë dyshimi që janë meshkujt anglezë. “Për anglezët rregullat e humorit janë ekuivalente me ligjet e natyrës, të cilave të gjithë iu binden plotësisht dhe padallim.”
Një tjetër antropologe, znj. Keit Foks shpjegon se që të jesh i suksesshëm për të joshur një femër në radhë të parë nuk duhet që të “fryhesh” shumë dhe t’i japësh rëndësi vetes. Do të ishte një gabim që të çon në mbi 90 për qind të rasteve direkt të dështimi. Por në anën tjetër duhet ruajtur edhe balanca mes humorit dhe seriozitetit të tepërt. As njëra e as tjetra nuk duhet të jetë me shumicë. Por le të kthehemi te “arma” e fuqishme e joshjes siç ishte vetëtallja. Duhet të keni parasysh që ndonëse kjo është një teknikë ndër më të suksesshmet, është po aq dhe ndër më të vështirat. Kështu që jo të gjithë mund ta ushtrojnë dhe të kenë sukses. E pra gjithçka duket si thikë me dy presa ndonëse formulat sociologjike e psikanalitike nuk mungojnë.
Përgatiti: Petrika GROSI

30 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›