E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbardh ngjarjen e Kurbinit: Jo pengmarrje, po kanosje

KURBIN- Policia zbardh detajet e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Vinjollë të Kurbinit. Burime zyrtare konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për një pengmarrje, por për kanosje. Pas hetimeve proceduriale dhe dëshmive te mbledhura nga 4 anëtarët e familjes Balloku, ata janë kërcënuar me armë nga djali i tyre me probleme mendore, 24 vjecari Klevis Balloku.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur pasi i ati i 24-vjecarit nuk kishte pranuar që ti jepte lekë këtij të fundit, ndërsa nga dëshmia e vetë babait, pas njoftimit të policisë Klevis Balloku ishte larguar nga banesa dhe nuk i kishte mbajtur peng ata. Policia konfirmon se 24-vjecari është me probleme mendore, bazuar në kartelën e tij shëndetësore. Ndërkaq, forcat RENEA janë duke vijuar operacionin për gjetjen e autorit të ngjarjes, i cili u arratis drejt një pylli.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kurbin, 24-vjeçari terrorizon me armë familjen e tij, i mbajti peng për 2 orë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›