Angelopulos film për falimentimin grek
ATHINË- Regjisori i njohur grek i kinemasë, Theo Angelopulos njoftoi se do t'ia kushtonte filmin e ardhshëm krizës së borxhit sovran që ka prekur vendin dhe që përbën një rrezik falimentimi për të gjithë Evropën.
"Do të realizoj një film, tema e të cilit do të jetë kriza e borxhit, i titulluar ''Tjetër Det'' deklaroi Theo Angelopoulos, 76 vjeç, propozimet e të cilit u publikuan sot nga agjencia greke e lajmeve ANA.
"Situata është e tmerrshme. Kriza ekonomike e vendit tim më lë pa fjalë, nuk shikoj asnjë dalje'', shtoi kineasti që ka marrë në vitin 1998 Palmën e Artë në festivalin e Kanës për filmin ''Përjetësia dhe një ditë''.
(m.a/afp/BalkanWeb)